“Hera e parë”- dokumentari që
bashkon balerinët Kadiu e Toromani

“Hera e parë”- dokumentari që<br />bashkon balerinët Kadiu e Toromani
Duam të vëmë bashkë eksperiencat tona. Vijmë nga vende të ndryshme të Europës, por njëkohësisht vijmë të gjithë nga një vend i vetëm, Shqipëria. Ndaj duam që të paktën një herë të mblidhemi të gjithë bashkë”, thotë balerina e njohur Anbeta Toromani. “Hera e parë”, aty ku gjuha e trupit nisi të flasë, aty ku pasioni për kërcimin vazhdoi dhe depërtoi në skenat botërore, do të sjell të ekranizuar disa nga talentet shqiptarë nëpër botë, një shfaqje ku hap pas hapi do të rrëfej emocionet e kërcimit pas disa dekadash sërish në vendin e lindjes, Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Spektakli, i ideuar nga Kledi Kadiu e Anbeta Toromani, nën drejtimin artistik të Gentian Dodës, do të bashkojë edhe në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, aty ku hodhën hapat e parë të karrierës, balerinët shqiptarë ndër më të famshmit, Erjon Kruja, Brigel Gjoka, Hektor Budlla, Leart Duraku, Rezart Stafa, Dorian Grori, e miqtë e tyre Claudia Veçhi, Beatriz Uhalte Cisneros, Alessandro Macario. Ndërkaq, për Kledi Kadiun, balerinët shqiptarë që kanë bërë emër në skenat e botës janë më shumë se grupi që do të interpretojë më 5 Maj në skenën e Teatrit të Operës.

“Na vjen keq që nuk jemi të gjithë këtu, por kjo është vetëm hera e parë…”, është shprehur Kadiu, një ndër balerinët më në zë në Itali. Janë të gjithë artistë të angazhuar në kompani baleti, ndër më prestigjiozet në botë si: Hofesh Shechter Company, The Forsythe Company, Aterballetto, Balletto di Roma, Teatro san Carlo di Napoli, Compania Nacional de Danza, Balletto Classico Cosi Stefanescu, Balletto di Montecarlo. Ky film është një dokumentar I shkurtër që përmban intervista me organizatorët dhe me kërcimtarët e një shfaqje kërcimi mjaft të veçantë që u organizua në Romë në dhjetor të 2013-së. Ishte një ide e Anbeta Toromanit dhe Kledi Kadiut, të cilët jetojnë një jetë artistike mjaft të suksesshme në Itali. Drejtimi artistic ju besua kërcimtarit dhe koreografit Gentian Doda. Është hera e parë që krijohet një shfaqje me natyrë të tillë, por kjo shfaqje do të pasohet edhe me spektakle të tjera të këtij lloji, të paktën balerinët janë të sigurt për këtë.

anbeta toromani kledi kadiu

Shkrimi u  botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit