“Historia ime” dhe“Nga
Kostandinopoli në Stamboll”

“Historia ime” dhe“Nga<br />Kostandinopoli në Stamboll”
TIRANE- Dy ekspozita të rëndësishme nga Turqia janë çelur të martën në mbrëmje në ambjentet e Galerisë FAB në kuadër të projektit “Dialogje Nërkulturore Artistike Turqi-Shqipëri”. Muzeu i Peras Suna dhe Inan Kiraç, Instituti Yunus Emre dhe IKASD, Shoqata e Dialogjeve Ndëkulturore Artistike Stamboll dhe mbështetja e çmuar e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, bëne të mundur me anën e këtij bashkepunimi celjen për herë të parë në vëndin tonë të ekspozitave “Nga Kostandinopoli në Stamboll”(e përbërë nga rreth 60 fotografi të Bosforit nga mesi i shekullit XIX deri në shekullin XX) dhe “Historia ime”(e përbërë nga disa punime të artit dhe artistëve bashkekohorë turq).

Në ceremoni përshëndeti ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar. Pasi deklaroi se po përjetonte një ndjesi të veçantë midis artistëve e gazetarëve, në fjalën e tj ai u shpreh se “Me përpjekjet tona dhe me anën e një bashkepunimi të madh, ne sollëm një ekspozitë, e cila demonstron qartë kulturën turke në Shqipëri”. Ekspozita do të vijojë të qëndrojë e hapur deri më 3 shkurt 2015.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

‘National Geographic’: Riviera Shqiptare, zbuloni destinacionin magjepsës të Ballkanit

‘National Geographic’: Riviera Shqiptare, zbuloni destinacionin magjepsës të Ballkanit