ITALI-Opinioni publik në vendin fqinj, por jo vetëm dy ditë më parë u trondit nga një ngjarje e rëndë, pasi babai vrau djalin e tij 5-vjeç në Ancona.
/Shqiptarja.com
Shqiptari nga Maqedonia Besart Imeri pranoi vrasjen e të birit ndërsa fjalët e tij të vetme para grupit hetimor ishin “kam më shumë se 1 vit që nuk marr ilaçet.”
Ndërsa babai i Besartit, Bajrami në një prononcim për “Corriere Della Sera” ka theksuar se “Djali nuk ka qenë kurrë një person i dhunshëm, por herë pas here kishte luhatje, i erreshin sytë”.
Mediat italiane shkruajnë se shkak për kryerjen e aktit të rëndë mund të ketë qenë tronditja që ka pësuar pas heqjes nga puna si saldator 6 muaj më parë.
d.b/shqiptarja.com







