“Identiteti kombëtar dhe diaspora”
100 dokumente patriotike e letrare

“Identiteti kombëtar dhe diaspora”<br />100 dokumente patriotike e letrare
Në kuadër të Samitit të parë të Diasporës, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çelën ekspozitën “Identiteti kombëtar dhe diaspora”.
 
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, u shpreh se “kjo ekspozitë skicon një retrospektivë të historisë dhe jetës së diasporave shqiptare duke theksuar të përbashkëtën e tyre të madhe: ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar.
 
Përmes 265 atikuaresh, librash, revistash, etj., synuam të shënjojmë një nga rrugëtimet më mbresëlënëse të diasporës shqiptare, ku qytete si Londra, Parisi, Aleksandria, Bukureshti, Bostoni, por edhe shtete si Kroacia, Italia, Rumania, Bullgaria, Aleksandria e SH.B.A., nuk janë thjesht shprehje gjeografike për vendbanimet e kolonive shqiptare, por vende ku ka rrahur fuqishëm zemra e kombit
”.
 
Drejtori i Arkivave, Ardit Bido, vuri në dukje se me këtë ekspozitë vjen historia e mërgatës dhe kontributi i jashtëzakonshëm të Shqipërisë.
 
“Rreth 100 dokumente të statuteve të shoqërive patriotike e letrare, aspekte të aktivitetit të shumtë politik e diplomatik të tyre, portrete, imazhe dhe pjesë të tjera dokumentuese, pasuri e Arkivit Qendor Shtetëror, vijnë si një dëshmi e fuqishme për të treguar rolin dhe kontributin e çmuar të diasporës shqiptare dhe personaliteteve të shumta të saj”.
 
Ministria e Kulturës theksoi se “kjo ekspozitë i drejtohet jo vetëm publikut të përhershëm, por edhe bashkatdhetarëve që vijnë nga diaspora.
 
Për të parë gjurmët e të gjitha diasporave të mbledhura së bashku, kjo ekspozitë na ndihmon për të kuptuar se sa shumë shtresëzime kulturore ka sjellë vetë diaspora dhe se diasporat shqiptare janë diaspora kulturore dhe vetë historia e kultura është ndërtuar nga kontributet e tyre, të cilat duke udhëtuar kanë lejuar e mundësuar kryqëzime që kanë mbrujtur dhe pasuruar kulturën kombëtare
”.
 
Duke rikujtuar ceremoninë e dorëzimit të shtampës “EX LIBRIS F.K.”, të quajtur ndryshe “Vula e Faik Konicës” në Bibliotekën Kombëtare vetëm një muaj më parë, Kumbaro nënvizoi se “falë bashkëpunimit të ngushtë midis Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Kulturës u mundësua sjellja e një pjese të librave të bibliotekës së Faik Konicës, duke vënë në jetë edhe vetë amanetin e Konicës”.
 
Ditmir Bushati theksoi rëndësinë e “diplomacisë publike si një instrument për promovimin e vlerave më të mira të shqiptarëve kudo në botë”.
 
Ai shtoi se “kjo ekspozitë është një mozaik shumë i pasur i atij kontributi të çmuar të diasporës shqiptarë për formësimin e identitetit kombëtar.
 
Kjo botë e ndërlidhur ka ekzistuar shumë herët dhe diaspora shqiptare, kudo që ka qenë ka dhënë një kontribut të vyer”
.
 
Ministri Bushati, falenderoi “At Artur Liolin, Agron Alibalin, Katedralen e “Shën Gjergjit” dhe Bibliotekën e “Fan Nolit” në Boston për kujdesin ndaj veprës së Konicës dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare” duke bërë të mundur që tashmë, në vigjilje të Samitit të Diasporës në Tiranë, të përmbushet vullneti i eruditit të letrave shqipe dhe ambasadorit më të spikatur të diplomacisë shqiptare, Faik Konicës”.
 
Në kuadër të Samitit të Diasporës, krahas librave të Bibliotekës së Faik Konicës, të mundësuara, nga Agron Alibali, fondi i vlerave të rralla të Bibliotekës Kombëtare u pasurua edhe me një letër dorëshkrim të i

[gallery]19725[/gallery]

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli