Një ishull në jug të oqeanit Paqësor i shfaqur në listat dhe hartat detare botërore, si dhe në Google Earth e Google Maps, në të vërtetë nuk ekziston. Kështu shprehen shkencëtarët australianë.
Rripi i tokës i quajtur Sandy Island në hartat e Google-it, ndodhej në mes të Australisë dhe Kaledonies së Re (një trevë e jashtme e Francës).
Ishulli fantazmë është paraqitur në disa botime për më shumë se një dekadë.
Shkencëtarja Maria Seton, e cila ishte në anije, tha se ekipi ishte duke pritur që të shikonte tokë, por jo 1.400 metra thellësi të oqeanit.
"Ne kemi bërë përpjekje për ta gjetur atë, pasi listat në bordin e anijes treguan një thellësi të ujit prej 1400 metra në atë zonë - tregoi Seton, nga Universiteti i Sidnet-it, për agjencitë e lajmeve AFP, pas udhëtimit 25-ditor .
"Është në Google Earth dhe harta të tjera kështu që ne shkuam për ta kontrolluar dhe nuk kishte asnjë ishull. Ne jemi në një mëdyshje të vërtetë. Është mjaft e çuditshme.
Nuk arrijmë të shpjegojmë këtë fenomen por jemi duke punuar ti japim një përgjigje këtij misteri”.
Gazetat australiane kanë raportuar se ishulli i padukshëm duhet të jetë midis ujërave të territorit francez nëqoftëse ekziston realisht.
Shërbimi hidrografik i Australisë, që harton listat detare të vendit, thotë se paraqitja e tij në disa harta shkencore dhe Google Earth mund të jetë vetëm rezultat i gabimit njerëzor, të përsëritura nëpër vite.
Një zëdhënës tha për Google se ata kishin konsultuar shumë burime të besueshme kur ata përgatitnin hartat.
"Bota është në vazhdimisht në ndryshim, tha zëdhënësi i Google , dhe “mbajtja e këtyre ndryshimeve është një përpjekje e pafundme”.
(lc/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com