“Jo të gjithë hajdutët vijnë për keq” 
...e Darjo Fo vjen nga Gjirokastra

“Jo të gjithë hajdutët vijnë për keq” <br />...e Darjo Fo vjen nga Gjirokastra
TIRANE-  “Jo të gjithë hajdutët vijnë për keq” titullohet komedia me një akt të cilën trupa e teatrit “Zini Sako” , të Gjirokastës do ta vendosë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahigovli” në data 28 shkurt dhe 1 mars , ora 19:00.

Me regji të e Rrapo Kapuranit dhe Kudret Alikaj, dhe skenografi të Gazmend Koçollarit, trupa e teatrit “Zini Sako” e përbërë nga aktorët Klement Konomi, Kudret Alikaj, Liljana Ristani, Parashqevi Pilo, Jorida Shehaj, Andon Pilo dhe Drini Hila do të interpretojnë veprën e mbushur plot me humor dhe situata të bukura dhe komike që mbajnë autorësinë e të madhit Dario Fo.

Nëpërmjet kësaj pjese, Fo kritikon vese dhe sjellje të njerëzve të shtresave të larta të shoqërisë që jetojnë me dy fytyra, ku hipokrizia e tyre zbërthehet përmes situatave komike dhe elementëve të gjetura nga autori i cili i nxjerr ata lakuriq para njeri-tjetrit dhe opinionit.

"Jo të gjithë hajdutët vijnë për keq” është një pjesë teatrale e frymëzuar nga skena e një hajduti hyn në një shtëpi të pasur për të sjellë situata komike dhe reflektime të natyrës sociale.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf