Pajisjet elektronike, janë bërë pjesë e jetës sonë, pa të cilat tashmë nuk bëjmë dot. Një nga këta objekte, që kanë kushtëzuar jetën e secilit prej nesh dhe jo vetëm të atyre që janë të apasionuar ndaj elektronikës, është edhe “Smartfoni”, apo telefoni celular me një teknologji të avancuar.
 
Rëndësia dhe vartësia ndaj këtij objekti, është shfaqur edhe në një mini-dokumetar të realizuar në Los Angeles nga Charlene de Guzman, ku pasqyrohet e vërteta: “Jemi të varur nga smartfoni ynë” dhe kush nuk e ka, apo bën zgjedhjen të mos e marrë, do të ndihej i vetmuar. Mjaft i vetmuar.
 
Një koncept, i cili është zhvilluar në sekuencat e një video të titulluar “Kam harruar smartfonin tim”, video e cila po bën xhiron e web-it dhe vetm dy ditë pas publikimit ka arritur rreth 1 milionë e 258 mijë shikime.