“Kodra e diellit”, 50 lekë bileta
e urbanit, refuzojnë udhëtarët

“Kodra e diellit”, 50 lekë bileta<br />e urbanit, refuzojnë udhëtarët
Një pjesë e madhe e qytetarëve që kanë zgjedhur të shkojnë te zona e njohur si “Kodra e Diellit”, apo për të ardhur që andej drejt qendrës së Tiranës, kanë zbritur nga urbanët kur u kanë kërkuar 50 lekë për biletën. Autobusët kanë qenë thuajse të boshatisur dje, përveç rasteve, kur pasagjerët hipnin nëpër stacione dhe nuk e kishin marrë akoma vesh që bileta e kësaj linje që nga dita e djeshme nuk kushton më 30 lekë, por plot 50 lekë të reja. “Çfarë thua ti, po 50 lekë janë shumë moj për një biletë urbani. Ja do dal më këmbë deri te rruga e do marr linjën tjetër që është 30 lekë”, - na thonë qytetarët.
Ndërkohë që pronarët e rinj, të kësaj linje, të cilët e kanë blerë vetëm pak ditë më parë, përveç ndryshimit të çmimit kanë ndryshuar edhe biletën. Në fakt faturinot e kësaj linje i kishin vënë në dijeni se çmimi do të ndryshonte, por asnjë nga qytetarët nuk e besuan, edhe pas deklaratave në media të kreut të bashkisë së Tiranës.
PRONARET
Por zotëruesit e kësaj linje urbani, e cila përshkon intinerarin Kodra e Diellit-Selitë-Tiranë-Qendër, dhe që e marrin lejen nga komuna e Farkës, thonë se ata nuk kanë rritur çmimin, por vetëm kanë aplikuar një tarifë të caktuar në bazë të akteve nënligjore të Këshillit të Ministrave. “Nuk bëhet fjalë për rritje të çmimit të biletës. Pra ne nuk kemi rritur çmimin e biletës, por kemi vendosur një tarifë të caktuar, që ne e kemi studiuar me anë të një plani biznesi. Unë dua të sqaroj të gjithë se kjo linjë, nuk është një linjë ndërqytetase dhe si e tillë aktet nënligjore të Këshillit të Ministrave parashikojnë që çmimi të vendoset në bazë të kilometrave”, - ka shpjeguar administratorja Merita Xhafaj.
Ajo sqaron më tej se pas akteve nënligjore të Këshillit të Ministrave çmimi i biletës për një distancë nga 1 deri në 17 kilometër, është 50 lekë. “Këtë gjë kemi bërë edhe ne, kemi aplikuar një tarifë të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave”, - shpjegon më tej ajo. Kjo linjë operon në kryeqytet çdo ditë me orar nisje 05:30 deri në 22:30, me interval çdo 10 minuta. Licenca e kësaj linje për kompaninë “Alba Trans” është dhënë nga komuna “Farkë” më datën 1 Dhjetor 2011. Çmimi i biletës së urbanit ka ndryshuar vetëm për këtë linjë urbanësh dhe jo për linjat e tjera që operojnë në qytetin e Tiranës. Por nëse ndiqet kjo linjë atëherë mund të pritet që shumë shpejt të ndryshojë çmimi i biletës edhe për zonën e njohur si “Fresku”, pasi edhe për këtë linjë licencat i jep komuna e Dajtit.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë