“Kur dremiste
sahati i Tiranës”

Meditime për romanin e shkrimtarit Prof. dr. Arian Kadiu “Kur dremiste sahati i Tiranës”

Lexuesi shqiptar do ta ndjejë forcën e artit të fjalës dhe bukurinë e shtjellimit të mendimit në romanin e prof. dr. Arian Kadiut, “Kur dremiste sahati i Tiranës”. Autori të rrëmben për të mos dremitur, duke na zbuluar “Universin shpirtëror të unit”, “Drejt asaj që pritej” dhe deri në “Fuqia dhe pafuqia e ëndrrës”. Tre kapituj tw romanit përmbajnë filozofinë e gjithë brendisë së veprës që lidhen me boshtin e ngjarjeve të subjektit, me realitetin e tranzicionit pluralist. Tema sociale është shtjelluar përmes zinxhirit të episodeve, ku lëvrijnë në galerinë e kohës personazhe të rritur e adoleshentë, të vizatuar e skalitur aq realisht e me bukuri karakteresh, sa të bëjnë t’i duash e t’i justifikosh edhe për veprime të mbrapshta.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO