“Kush e solli Doruntinën” vjen në
Teatrin Eskperimental “Spahivogli”

“Kush e solli Doruntinën” vjen në<br />Teatrin Eskperimental “Spahivogli”
Bazuar në një prej kryeveprave të shkrimtarit Ismail Kadare, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” pjesa “Kush e solli Doruntinën” në data 18, 19, 20, 21 Shkurt ora 19:00. Regjisori Laert Vasili e sjell këtë teatër në kuadër të kremtimeve në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit. “Për herë të parë, thotë regjisori, “Kush e solli Doruntinën” vjen e plotë dhe e pacensuruar.

Regjisori Vasili e ka ngjitur ën skenë këtë premierën mbi dramatizimin e veprës së Kadaresë, për ta sjellë në teatër nën një koncept të ri regjisorial. Duke e quajtur thellësisht klasike, regjisori Vasili është treguar i kujdesshëm dhe në zgjedhjen e personazheve. Prej shekujsh ballkanasit bëjnë pyetjen; Kush e solli Doruntinën? Të gjithë e quajnë të vetën këtë grua dhe vëllain e saj: grekët, sllavët, shqiptarët. Romani ka në qendër një personazh që ringjallet.

Për regjisorin më e rëndësishme është se si u ringjall Kostandini, me ç’fuqi shpirtërore erdhi prej andej nga nuk ka kthim, duke u barazuar me një Krisht? “Kostandini është cilësuar si figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane.

Ai nuk është aspak kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve. Si ai që mbrohet pas një pusie, Ismail Kadareja është zatetur pas një legjende romantike, baladës së Kostandinit dhe Doruntinës për të shkruar librin e vet më të pafajshëm e njëherazi më politik. Meqë gjallojnë shumë motërzime të kësaj balade, shkrimtari ka zgjedhur atë që i është dukur më e pasur dhe më e fisme, domethënë, atë të arbëreshëve, shqiptarë të vendosur në Italinë e Jugut që në mesjetë”., Pohon regjisori Laert Varsili.

“Me dramatizimin tim është hera e parë që vendoset e gjithë novela. Artistët kanë qënë të detyruar të censurohen e të mos e vënë pjesën e plotë, ku jnë pjesë të mirë në vepër zë aludimi i frikës së inçestit të vëllait ndaj motrës. Për herë të parë hidhet teoria nga Ismail Kadare, se ndoshta për këtë arsye Doruntina u martua larg, për t’i shpëtuar inçestit”, tha regjisori Laert Vasili. Për të veshur petkun e personazheve të Kadaresë, Vasili ka zgjedhur emrat e njohur të skenës së ekranit: Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti, Luli Hoxha etj.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!