“L’Albanese d'Italia” i De Radës
mjeti që përçonte mesazhet e kohës  

“L’Albanese d'Italia” i De Radës<br />mjeti që përçonte mesazhet e kohës  
TIRANE-Gazeta e parë shqiptare e botuar në vitin 1848 nga Jeronim De Rada, “L’Albanese d’Italia”  është risjellë sot në Panairin e Librit prezantuar nga profesorët italianë Matteo Mandala dhe Francesko Altimari në stedën e Intitutit italian të kulturës.

“Që të jem i sinqertë kjo nuk ka qenë gazeta e parë, një e tillë është themeluar në vitin 39 në Palermo nga një tjetër arbëresh që ishte Francesko Crispi, por nuk kishte këtë specifikë,”-është shprehur professor Mandala.

Gazeta e parë shqiptare e themeluar nga shkrimtari arbëresh De Rada në vitin 1848 sjell një dokument me rëndësi për të rizbuluar publicistikën e De Radës.

Gazeta  l’Albasebe d'Italia" sipas profesor Mandala ishte si një instrumenti mjaft i mirë për të përçuar mesazhet poltike, siç ndodhta asokohe me shtypin dhe teatrot dhe mesa duket de rada e kishte kuptuar këtë qëllim;

“Dy instrumentat me të cilat përçohej një mesazh politik ishin teatrot dhe shtypi. Kjo për shkak të përçimit të mesazhe politike në një periudhë ku analfabetizmi ishte mjaft i theksuar, në mënyrë që këto mesazhe të pranoheshin nga populli,”-vijon Mandala.


Profesor Altimari thkson se ishte një punë mjaft e vështirë mbledhja e të gjithë koleksionit të kësaj reviste por përveç dy munrave ai tashmë konsiderohet thuasje i plotë.

"Fatmirësisht kemi thuasje të plotë koleksionin  ku mungojnë dy numra, numri dy dhe 19. Por nëse më vonë arrijmë ta plotësojmë do të ishte mirë. Megjithatë menduam ti publikojmë këto numra për publikun dhe studiuesit në vend që të prisnim ende për të tjerët,”-ka thënë Altimari.


Gjatë këtij prezantimi në Panairin e Librit nuk u lanë pa përmendur edhe temat kryesore që janë botuar në gazetën e parë shqiptare si tematika me në fokus politikën, ekonominë por edhe artikuj të cilët shërbejnë edhe sot e kësaj dite për funksionimin e  admmistratave apo zgjedhjen  e deputeve.
 
“Gazeta ndjek rrjedhën e lëvizjes revolucionare në Napoli nga Shkurti deri në Qershor të vitit 1848,”-shprehet profesor Altimari.
 
 
“L’Abanese d’Italia” ka shërbyer si gazeta e parë për të formuar opinionin publik te komunitetit  Arbëresh në itali, duke sjellë gjithashtu në numrat e saj edhe lajme të ndryshme nga Shqipëria apo vendet e Ballkanit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje