“Le Villi”, shfaqet në Tiranë
drama e parë e Puccini-t
“Le Villi”, vepra e parë e Giacomo Puccinit, e shkruar kur ishte 23 vjeç, do të shfaqet premierë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit më 20 dhe 22 qershor.
TIRANE - “Le Villi”, vepra e parë e Giacomo Puccinit, e shkruar kur ishte 23 vjeç, do të shfaqet premierë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit më 20 dhe 22 qershor. Nën dirigjimin e Danila Candiotto-s, dirigjimin e korit nga Dritan Lumshi, regjinë e Ada Gurrës dhe me artistët Etleva Golemi e Ramona Tullumani(në rolin e Anës), Ernisto Grisales (në rolin e Robertos), Ylber Gjinit e Armando Likaj(në rolin e Gulielmos, etj, do të interpretohet opera me 2 akte në 1 orë e 15 minuta.
Dje në një konferencë për mediat artistët dhe stafi realizues janë shprehur optimistë në impaktin që do të ketë vepra. Danila Candiotto, e cila do të dirigjojë për herë të parë veprën, tha se, “të qenit dirigjente femër në Tiranë, s’më solli problem siç mendoja. E krahasoj me vëndin tim, Italinë, ku mbizotëron një frymë maskiliste”. Pas shumë vlerësimeve për orkestrën e TKOB dirigjentja italiane e ka mbyllur fjalën e saj me këtë shprehje: “Jam befasuar, nuk prisja një kulturë të thellë muzikore në Shqipëri”.
Eva Golemi, një ndër solistet e shfaqjes tha se “përralla” e Giacomo Puccinit e ka emocionuar. Ernisto Grisales u shpreh se “kemi punuar fort me produksionin, dhe me pjesën tjetër të stafit, dhe besoj se do të lëmë një gjurmë me kryeveprën e Puccinit në Tiranë”.
Baritoni Armando Likaj vlerësoi muzikën e kompozitorit të madh, duke shprehur se kjo opera ka një muzikë, që të sfidon emocionalisht. “Sdfida ime në këtë rol ishte mposhtja e emocioneve që më dhuronte muzika e tij” u shpreh Likaj. Ramona Tullumani ka kuruar çdo personazh në detaje dhe mendon se vepra e Puccinit përmban historinë e muzikën më të bukur të krijuar ndonjëherë.
Opera “Le Villi” mbështetet në historinë e një krijese mitike që i përket folklorit të Europës Qëndrore. Simbolizon shpirtra të vajzave të cilat kanë humbur dashurinë e tyre dhe enden mes tokës dhe qiellit pa mundur të gjejnë qetësi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15