“Ligjet” JO fonde shtesë KQZ, Fino:
55 vetë e punoni 1 herë në 2 vjet!!!

TIRANE  - Komisioni i Ligjeve rrëzoi kërkesën e KQZ për një rritje fondesh prej 50 milionë lekësh më shumë, teksa deputetët socialistë kanë kritikuar institucionin për numrin e madh të punonjësve. Përkurndër kritikave, “Ligjet” janë treguar bujarë me ILDKP, duke akorduar një fond shtesë prej rreth 42 mln lekësh për të përmirësuar bazat e të dhënave në luftën kundër korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

...
Kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rritjen e fondeve të saj, të parashikuara në projekbuxhet është rrëzuar nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve. Deputeti socialist Bashkim Fino ka bërë vërejtje duke shtuar se numri prej 55 punonjësish i KQZ është i tepërt për një isntitucion që punon një herë në dy vite, ndërsa kërkesa për shtesë në para e pakuptimtë në kushtet kur reforma territoriale do të ulë numrin e bashkive, e për rrjedhojë punën e KQZ-së.

“Do jenë kostot shumë minimale për vitin tjetër, sdo kemi më hedhje votimi për këshill bashkie, Komune për 100 veta por do këmi për 61 veta. Sinqerisht dua të pyes çfarë dinë këta 55 veta, ja hiq ata 7 anëtarët e komisionit, ja hiq edhe financën. Po ata 40 të tjerë çfarë janë dukë bërë në këto momente, prandaj them që duhet ta shikojë Ministria e Financave dhe Ekonomisë”, tha deputeti i PS Bashkim Fino.


Nga ana tjetër kërkesa e kreut të Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë Shkëlqim Ganaj për një rritje të vogël fondesh prej 40 milionë lekësh të vjetra për përmirësimin e të dhënave personale dhe serverave është miratuar.

“Që janë tepër të rëndësishme dhe për mua të panegociushme se kanë të bëjnë me sistemin bazë të të dhënave të instucionit, i cili është i amortizuar sepse është i dhuruar që në 2004 nga USAID-i”, tha Ganaj.

“Absolutisht do të shojmë ata që kanë për detyrë, në rradhë të parë të luftojnë korrupsionin”, tha kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj.
 
Në komision u diskutua dhe mbi këkesat e disa komisionerëve për rritje personeli, ndër të cilat Komisioneri për Mbrotjen e të dhënave personale, ai për mbrojtjen nga diskriminimi, Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit si dhe Avokatin e Popullit. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë