“Ligjet” shkelin Kodin Zgjedhor 
​për kandidatin për anëtar KQZ-je

“Ligjet” shkelin Kodin Zgjedhor <br />​për kandidatin për anëtar KQZ-je
Bledar Skënderi, ish-zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve duket se do të jetë anëtari i ri i KQZ-së, që do të zëvendësojë në këtë detyrë, Denar Bibën, që nga anëtar u zgjodh kryetar. 

Por Skënderi nuk është i vetmi kandidat që u dërgua për votim në Kuvend. Komisioni i Ligjeve miratoi sot dhe kandidaturën e propozuar nga PS, Erik Skëndaj, edhe pse ai ishte në kundërshtim me një nga kushtet e Kodit Zgjedhor. Kodi thotë se për të qenë kandidat për anëtar, veç të tjerash, duhen plotësuar kushti moshor mbi 35 vjeç, por siç mund të shihni në foto regjistrin e gjendjes civile, Skëndaj është lindur në vitin 1983 dhe është vetëm 33 vjeç. Ky kriter është i mjaftueshëm për ta skualifikuar, gjë që pritet ta bëjë vetë Kuvendi, teksa Komisioni i Ligjeve, në rastin më të mirë nga pakujdesia, nuk e ka marrë në konsideratë këtë kriter. 

Në këto kushte, Bledar Skënderi do të jetë anëtari i ri i KQZ-së, i cili do të kryej një mandat plotësues deri në vitin 2018, pra do të mbarojë atë pjesë të mandatit të ngelur nga Denar Biba. 

erik skendaj
(Gjendja Civile e Erik Skëndajt)

Njoftim i Kuvendit shpallje për vendin vakant të Kryetarit të KQZ-së
Pasi u shqyrtuan afatet e përfundimit të mandateve të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se në datë 18.10.2016, përfundon afati i emërimit në detyrë të Kryetares së KQZ-së, zonjës LEFTERIJE LUZI (LLESHI).

Në këto kushte, Kuvendit i lind detyrimi ligjor për të bërë plotësimin e vendit që rezulton vakant pas kësaj date. Në lidhje me procesin e prezantimit të kandidaturave dhe për të vijuar më pas me procedurat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor për përzgjedhjen e Kryetarit të ri të KQZ-së, Kuvendi i Shqipërisë njofton të gjithë personat e interesuar se:

Kriteret ligjore, që duhet të plotësojnë kandidaturat për anëtar të KQZ-së, janë ato të parashikuara në nenin 12, pika 2 e Kodit Zgjedhor.

Anëtar i KQZ -së mund të emërohet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili përmbush këto kritere:

a) të jetë me moshë mbi 35 vjeç;

b) të jetë me arsim të lartë;

c) të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet punë, të paktën në një nga fushat e mëposhtme:

i) në fushën e së drejtës;

ii) në administratën publike;

iii) në administrimin e zgjedhjeve;

iv) si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike

apo politikat publike;

ç) të mos jetë i dënuar penalisht;

d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit;

dh) të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit;

e) të mos ketë qenë pjesëtar në 5 vitet e fundit në Policinë e Shtetit, në Forcat të Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;

ë) të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës.

Shpallur më datë 19.9.2016

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe