“Ligji i Mbetjeve”,Rama: Mafia
armiku më i madh i riciklimit

Kryeministri Edi Rama nga kryeministria ka shpjeguar sot para Shoqatës së Ricikluesve edhe njëherë cështjen e importit të mbetjeve të ngurta që do të riciklohen në Shqipëri. Rama sqaroi se, nuk do të importohen mbetje të rrezikshme, ndërsa vuri në dukje se ligji që u miratua nuk ka të bëjë me ligjin që u anulua në vitin 2013.

"Ligji i ri e përjashton në mënyrë kategorike importin e cdo mbetje tjetër që do të vinte në Shqipëri për t’u groposur, djegur, për tu asgjësuar", theksoi kryeministri.

Rama bëri me dije se bëhet fjalë për një proces të shëndetshëm, dhe gjithë debati tjetër është sharlatanizëm.

Sipas kryeministrit, importi i mbetjeve të ngurta është Ekonomi për vendin, kurse pjesa që është kundër riciklimit, i përket Mafies.
"Është e thjeshtë, së pari, këto mbetje të gjithë duhet ta kuptojnë , s’janë plehra, por lëndë e parë me vlerë. Armiku më i madh i riciklimit është mafia".

"Ky është një proces i shëndetshëm në çdo aspekt. Shartalarizmat nuk kanë lidhje më këtë proces. Këtu është rasti për t'i thënë që Rama e hëngri fjalën. Nuk do lejohen të importohen plehrat në SHqipëri. Ne këtu nuk flasim për plehra. Këtu nuk e cënojnë natyrën. Për këdo që do të dëgjojë është shumë e thjeshtë të kuptojë".

Sipas Ramës, duhet të mos përdoret etiketimi për plehra, pasi këto lloj mbetjesh blihen në ankande, dhe janë pjesë e bursës.
"Të gjithë duhet ta dinë që këto lloj mbetjesh janë në bursë, blihen në ankande. Kanë çmim burse dhe nuk janë plehra. Plehra me bursë nuk ka. Ato plehra që kanë trembur Shqipërinë në të kaluarën kanë qenë në bursën e mafias. Ne sot flasim për bursën europiane".

Nga ana tjetër, kanë qenë pjestarët e Shoqatës së Ricikluesve që dhanë garanci të plotë për procesin e riciklimit të mbetjeve të ngurta. Ata i bënë ftesë Shoqatës Civile të vizitojnë ambientete kompanive të tyre që të binden për procesin transparent.



DISKUTIMI PER MBETJET

Ne anulluam një ligj që krijonte hapësirë për import plehrash për djegie apo groposje, pra mbeturina të pariciklueshme, së dyti lejonte licencimin e cdo lloj subjekti kërkues për import mbetjesh.
Ligji i ri në thelb ka vetëm një ndryshim, në raport me industrinë e riciklimit. Ligji i ri i njeh të drejtën të gjithë subjekteve që kanë struktura industriale riciklimi të blejnë mbetje të gjelbërta dhe t’i importojnë ato. Kaq, ky është thelbi, të gjitha të tjerat janë spekulime dhe përpjekje për të instrumentalizuar një emocion krejtësisht të natyrshëm e të kuptueshëm në publik lidhur me këtë temë",
u shpreh Rama.

Rama: Mbetjet nuk na i dhuron kush, jane lende per ekonomine
Faktikisht, para se ne të miratonim ligjin, ishim i vetmi vend në Europë e Ballkan që nuk i njihnim fabrikave vendase të drejtën e blerjes së lëndës bazë dhe të importimit të saj.
Ky ligj e vë Shqipërinë në direktivat e BE mbi menaxhimin e mbetjeve dhe është një hap që ka vetëm të mira publike dhe padyshim sjell një energji të re për një industri që ne jemi të vendosur ta zhvillojmë, pa të cilën nuk mund të ketë një Shqipëri më të pastër.

Në tetor të 2013, kur ne bëmë anullimin e ligjit problematik për të cilin u zotuam, ne kemi theksuar në vetë ligjin e ndryshuar se pjesa që ka të bëjë me mbetjet e gjelbërta është e përkohshme deri në marrjen e amzave të nevojshme dhe organizimin për të jetësuar këtë aspekt.

Ne i kemi lejuar kompanive tona të importojnë lëndë bazë letre, alumini, plastike dhe mbetje drusore. Të gjitha mall me vlerë në treg që shitet e blihet njësoj si gjithë mallrat e tjerë.
E gjithë reja e zezë që përpjekin të fryjnë ata që i kundërvihen nismën pa bazë bazohet në premisa tërësisht spekulative.
Bëhet fjalë për mbetje që nuk t’i dhuron askush. Është lëndë e parë që sjell përfitim ekonomik. Ligji është më i kufizuari edhe në raport me direktivën nëse krahasohemi me Kosovën, Malin e Zi, Kroacinë, pa shkuar në Maqedoni që e ka të lejuar edhe importin për qëllim përpunimi të listës me rrezikshmëri.
Ligji ynë i jep të drejtë kompanive që të blejnë në një treg të lirë e të hapur e të kontrolluar.

 Ligji i ri e përjashton në mënyrë kategorike importin e cdo mbetje tjetër që do të vinte në Shqipëri për t’u groposur, djegur, për tu asgjësuar.


Rama: Kontroll në dogana, asnjë lëndë e rrezikshme nuk do hyn
Importi i mbetjeve të gjelbërta kërkon dhe autorizim nga pala ku importohet. Ky autorizim nuk i jepet kujtdo, por kalon në hallkat e kontrollit të cdo shteti.
Ne kemi krijuar një Inspektoriat Shtetëror, mjedisi dhe agjencinë kombëtare të mjedisit që kanë dy vite që trajnohen nga Interpol e Europol për funksionet e tyre, për monitorimin e lëvizjes kufitare të mbetjeve në kohë reale.

Doganat tona kanë marrë vlerësimin nga Komisioni Evropian që nuk e kishin në vitin 2013.

Në pika doganore ka kontroll radio-metrik për cdo përbërje radioaktiviteti në mallrat që hyjnë e dalin.

Importuesit që janë jo vetëm të licencuar e taksapagues të rregullt, kanë një volum të caktuar për aktivitetin e tyre dhe ëhstë e palogjikshme të mendosh se kush ka një fabrikë riciklimi do shkojë jashtë dhe me lekët e tij do blejë më shumë sesa mund të përpunojë. Karta teknologjike e cdo importuesi ëhstë baza për të verifikuar të gjitha transaksionet në këtë aspekt.

Pse duhet blerë letër apo plastikë, alumin, si lëndë bazë kur Shqipëria ka problem me pastërtinë?

Është e thjeshtë, së pari, këto mbetje të gjithë duhet ta kuptojnë , s’janë plehra, por lëndë e parë me vlerë që në Komisionin Europain është në diskutim skanimi në listën e vendeve të para.
Industria nuk e zgjidh dot problemin e riciklimit sepse vendet që bëjnë ekonomi me riciklimin janë vende që kanë të garantuar sistem që në burim.


Sot vlerësohet se rrjeti i kësaj industrie për mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme është mbi 30 mijë njerëz, por kjo s’bëhet vetëm nga industria, por duhet të angazhohen bashkitë dhe jemi të vendosur që ta cojmë përpara këtë proces.

Rama: Armiku më i madh i riciklimit është mafia
Nuk mund të kesh sukses duke bërë ndarjen nëse nuk ke industri për absorbimin e lëndëve të para.
Ka spekulim, shikoni Italinë etj... Problemi i Napolit është se strukturat e kontrollit të aktivitetit që bëhet me plehrat dihet se kanë përzierje interesash mafioze janë kundër industrisë së riciklimit.

Armiku më i madh i riciklimit është mafia.

Në Napoli është e pamundur sistemi i diferencuar i mbetjeve në burm, pasi kërciste dinamiti për të mos e lejuar këtë gjë.
Beteja në Napoli është e atyre që groposin e që duan të kenë monopolin e plehrave me shtetin.
Nuk ka sens.
Pse Europa i shet kur mund t’i riciklojë??
Janë lëndë të para me vlerë që rikthehen në treg dhe mbi të gjitha është e paimagjinueshme ti thuash vetes ambientalit e të jesh kundër riciklimit. Promotorët e riciklimit janë ambientalistët.

Aspekti ekonomomik është i domosdoshëm për t’u konsideruar
Sot janë investuar 270 milion euro për struktura të certifikuara nga BE
S’të jep kush certifikatë pa kritere.

Është e pafalshme që të mos e mbështesim këtë industri dhe ta lëmë në 30% të kapacitetit të saj, të detyrojmë kompanitë që të blejnë produkte gjysëm të përpunuara në vend që ti marrin në burim mbetjet dhe t'iu kushtojë shumë më lirë për të nxjerrë shumë më tepër përfitim ekonomik për vendin.

Sot janë 3 173 punonjës të siguruar që punojnë në këto struktura, 30 mijë të tjerë që janë punësuar indirekt.
Operatorët në treg japin shifër të besueshme, për rritje me 1 mijë punonjës të tjerë deri ne gjysmën e vitit të ardhshëm.
Nëse fusim në punë sektorin me kapacitet të plotë dhe mbështesim edhe me pushtetin vendor, sjellim një vlerë të shtuar 150 milion euro në ekonomi, ose 1% e PBB
Imagjinata se këtu ka një qëllim, Europa që të depozitojë plehra ëhstë një fantazi që ushqehet nga e shkuara, ku kanë ndodhur gjëra të rënda dhe kanë krijuar bazë paragjykuese. Këto mbetje janë lëndë e parë si gjithë të tjerat, ‘skanë asnjë ndryshim, mbetjet prej të cilave bëhet ekonomi.


Rama: Tirana hyn në skemë javët e ardhshme
Ndryshimet ligjore jo vetëm që mund të sjellin impakt negativ, përkundrazi do sjellin imakt pozitiv në ekonomi. Me këtë ligj ndezim një motor në ekonominë tonë. Vendet e zhvilluara investojnë për t’a fuqizuar këtë ligj. Në Gjermani ka një ekstra çmim nëse e dëgon shishen mbrapsht. E dyta nuk e bën shteti atë skemë në Gjermani, e bën privati në bashkëpunim me shtetin. Privati, ne jemi prej dy vitesh në përpjekje për t’a aplikuar këtë skemë. Ne duhet të sigurohemi që privati do e realizojë siç duhet. Impakti është i dyfishtë. Kjo mund të konsiderohet si një taksë tjetër. Ne jemi ngurues sepse ka një kosto pavarësisht përfitim të madh që ka.
Ajo që kërkoj nga industria është të krijojë një energji me pushtetin vendor për të përfshirë këtë moment ku ka një sensibiletet, nevojën e ndarjes së ndarjes në burime.
Tirana do të hyjë në këtë skemë në javët e ardhshme. Shumë mirë që jemi të ndjeshëm në këtë pjesë, por duhet të jemi të ndjeshëm ndaj mjedisit. Nuk mund të protestojmë kur i hedhim plehrat ku të na dalin. Ky është një proces i shëndetshëm në çdo aspekt.


Rama: Proces i shëndetshëm, nuk cenohet natyra, të tjerat sharlantanizma
Ky është një proces i shëndetshëm në çdo aspekt. Shartalarizmat nuk kanë lidhje më këtë proces. Këtu është rasti për t'i thënë që Rama e hëngri fjalën. Nuk do lejohen të importohen plehrat në Shqipëri. Ne këtu nuk flasim për plehra. Këtu nuk e cënojnë natyrën. Për këdo që do të dëgjojë është shumë e thjeshtë të kuptojë. Ne jemi mbështetës të këtij procesi sepse askush nuk cënohet nga ky proces. Përmirësohen parametrat e punësimit. Unë e kuptoj edhe në Shqipëri ka që nuk duan të dëgjojnë pasi e kanë mendjen që janë kundër. Ne kemi detyrimin të informojmë qytetarët se çfarë të mire sjell kjo nisëm në ekonomi. Bëhet fjalë vetëm për një gjë. E drejta e fabrikave tona për të blerë lëndën e parë dhe për t’a importuar jashtë. Zero ndryshim. Është një treg i lirë i stërkontrolluar. Ministria e Jashtë në çdo vend kontrollon çdo gjë.




/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Mario Mitaj bind arabët në pak muaj, gati milionat për klubin rus

Mario Mitaj bind arabët në pak muaj, gati milionat për klubin rus