“Loro Boriçi” do të inaugurohet
me Maqedoninë, dalin biletat

“Loro Boriçi” do të inaugurohet<br />me Maqedoninë, dalin biletat
Tashmë është zyrtare, kombëtarja shqiptare e futbollit ndeshjen e parë në stadiumin e ri të Shkodrës do të zhvillojë në 5 shtator përballë Maqedonisë, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëor Rusi 2018.
 
Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka përcaktuar çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri – Maqedoni, që do të luhet më datë 5 shtator në Shkodër.
 
Fillimisht shitja do të fillojë online, në ditët në vijim, nëpërmjet faqes zyrtare të FSHF-së. Çmimet e biletave variojnë nga 1.000 lekë deri në 8.000 lekë.

Ja si do të jenë çmimet sipas tribunave:
C2 , C3, C4 + E2, E3, E4        1.000 lekë
 
C1, C5 + E1, E5                     1.500 lekë
 
D1, D4                                   2.000 lekë
 
D2, D3                                   3.000 lekë

A, B                                       8.000 lekë
 


d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re