“Luisa Spagnoli” sfilatë bamirësie 
në rezidencën e Ambasadorit Gaiani

“Luisa Spagnoli” sfilatë bamirësie <br />në rezidencën e Ambasadorit Gaiani
TIRANË - Gruaja e karrierës me guxim dhe finesë erdhi në koleksionin e ri Pranverë-Verë 2014 të “Luisa Spagnoli” në rezidencën e Ambasadorit italian Massimo Gaiani ne Tirane. 

Në këtë mbrëmje speciale kushtuar modës, nderuan me pjesëmarrjen dhe dy zonjat e para Odeta Nishani dhe Linda Rama.

Duke folur për A1Report, znj. Rama tha se: "Perveçse faktit që e bukura gjithmonë i pëlqen gjithkujt, kur ajo vihet në shërbim të diçkaje të mirë sigurisht është dhe më e bukur akoma".

Sfilata kishte një rëndësi më të madhe, pasi paratë e mbledhura nga shitja e veshjeve, ishin programuar për t'u dërguar për bamirësi në Shtëpinë e Fëmijëve jetimë në Durrës. 

Në këtë “sfilatë bamirësie” nuk munguan edhe personalitete të rëndësishme të grave të politikës kulturës, artit, spektaklit dhe medias.

Ajo u organizua nga Ambasada Italiane dhe shtëpia e modës “Luisa Spagnoli” në ndihmë të fëmijëve jetime në Durrës.

sfilata me logo
(Në foto: Modelet duke sfiluar në rezidencën e Ambasadës Italiane) Foto të tjera

sfilata me logo
(Në foto: Modelet duke sfiluar në rezidencën e Ambasadës Italiane) Foto të tjera

Redaksia online
(ac/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)