“Lunxhëria” dhe “Vatra” shfaqje 
në Sheshin Grand Place, Bruksel

“Lunxhëria” dhe “Vatra” shfaqje <br />në Sheshin Grand Place, Bruksel
Me rastin e Festivalit Ndërkombëtar Kulturor “Balkan Trafik, në sheshin Grand Place në Bruksel do të zhvillohet një Festë e madhe muzikore popullore “Giant Horo”.

Sikurse bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, në këtë event artistik i cili do të mbahet të shtunën, më 25 Prill, nga ora 12 – 14:00, të ftuar specialë do të jenë Ansambli Popullor “Lunxhëria” dhe grupi artistik “Vatra” i diasporës shqiptare në Bruksel.

Ansambli “Lunxhëria” do të japë shfaqjen e tij të hapur për publikun rreth orës 12:30 me disa prej këngëve dhe valleve të tij më të bukura.

lunxheria

Në këtë manifestim të madh kulturor të vendeve të Ballkanit do të jenë të pranishëm me mijëra shikues dhe vizitorë nga shumë vende si dhe zyrtarë të lartë belgë, të institucioneve të BE-së, etj. 

Rreth orës 12:00, në hapje të kësaj feste të madhe popullore, do të përshëndesë pjesëmarrësit edhe Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë, Shefe e Misionit pranë Bashkimit Evropian, Zonja Suela Janina/ATSH/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes