ITALI-Dje në Genoa, policia zbuloi trafikun e madh të kokainës, organizuar nga një grup shqiptarësh, teksa linja niste nga Holanda, për të furnizuar zonën e Tigullios. Në një tjetër operacion, policia italiane shkatërroi bandën e shqiptarëve, për grabitje masive të shtëpive. Në Trevizo, kur po kapej 21-vjeçari shqiptar E.P, i kërkuar për trafik droge në Zvicër e Itali, ai u shtrëngua pas krevatit të hotelit.
“Maçoku” kap kokainë
Korrierët, me makinë importonin nga Evropa Veriore drogë në mënyrë periodike, të destinuar për sheshet e Milanos, Bergamos, Toskanës, Pratos dhe Pistoias. Së fundmi u kap 3 kg kokainë e pastër në Liguria, gati për t'u prerë e më pas u lëshuan 7 urdhra paraburgimi dhe mbi 20 persona u shpallën në kërkim, për trafikimin e drogës. Operacioni i quajtur "Maçoku”, i koordinuar nga zv/prokurori i Drejtorisë së Antimafias në Genoa, Alberto Lari, zbuloi se grupi kriminal përbëhej nga banorë të qytetit të Shkodrës, që vitet e fundit ka organizuar sistematikisht transportin e drogës në Itali, pra furnizimin me sasi të mëdha kokaine.
Në vitin 2010 policia kishte filluar të monitoronte disa trafikantë, ku në krye të bandës ishte Zamir Ftoni, 37 vjeç, i cili ka ndryshuar emrin kohët e fundit në Shqipëri, në Bamir Hysi. Ai u arrestua në Milano, pasi ishte ai që sillte drogën, kryesisht nga Hollanda. Ndërkaq, Chiavari ishte vendi ku sillej droga, pasi ishte qyteti ku banonte nipi i Ftonit, Arsen Hysja, 27 vjeç. Shqiptarët ishin njerëzit e grupit që mbante kontakte të drejtpërdrejta me Kastriot Tushajn. Gjatë hetimit është mësuar se, duke demonstruar aftësi unike për të depërtuar në territor, ajo u krijua si bandë veçanërisht e ashpër e gjithashtu përgjegjëse për një vrasje në Amsterdam dhe që ishte në gjendje të përmbushte kërkesat e klientëve në Monte Karlo. U kap edhe Bruno Raucci, 45 vjeç, Luigi Mezzullo , 54 vjeç, etj. Edhe 12 persona janë nën hetim, teksa po zhvillohet kërkime dhe priten arrestime në Zvicër dhe Shqipëri.
Banda e hajdutëve
Në Tarvisio u arrestua, ndërsa udhëtonte në një tren nga Vjena për në Romë, shqiptari Ervin Jakimi, 23 vjeç, pasi kërkohej për vjedhje të rëndë, posedim ilegal të armëve etj, lëshuar nga Gjykata e Beneventos dhe Avellinos. Bashkë me bashkëpunëtorë të tjerë, ai akuzohet për disa grabitje shtëpish, si atë në Castelvenere, më 18 korrik 2013, në Solopaca, 21 gusht 2013, në Torrecuso, 26 gusht 2013 dhe në Monteforte Irpino, 27 gusht, 2013. Jakimi, gatë një kontrolli rutinë të pasaportës , u ndal në kufi me Italinë , me rekomandimin e karabinierëve të Beneventos, e cili kishte lëshuar kërkimin e tij në nivel kombëtar.
Në total edhe 4 shqiptarë janë arrestuar nga Policia si bashkëpunëtorë. Ata janë Ardit Jakimi, Miftar Xheta, Mahmur Geca dhe Vangjel Leka. Teknika e përdorur nga banda, ishte gjithmonë e njëjtë: Banditë, të armatosur me pistoleta dhe pushkë, që rrinë zakonisht 3 ose 4 , hynë në shtëpi, duke përfituar nga fakti se gjatë verës viktimat i lenë hapur dritaret dhe dyert dhe pasi i mbyllnin viktimat në një dhomë, nën kërcënimin e armëve, u kërkonin objekte ari dhe të holla dhe pastaj iknin nga vendi i ngjarjes, me automjete, të cilat i kishin vjedhur posaçërisht pak ditë më parë.
Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com