“Madame Butterfly”, Ermonela Jaho
pas 7-vitesh ngre peshë TKOB

“Madame Butterfly”, Ermonela Jaho<br />pas 7-vitesh ngre peshë TKOB
“Ajo që kam bërë deri më sot, ajo e djeshmja, mund të tingëllojë pakëz si e dhënë. Por qe shumë emocionante, gjë që nuk e kam provuar edhe kur e kam debutuar, pasi kemi folur të gjithë në të njëjëtën gjuhë, në atë gjuhën shpirtërore, kemi qenë të gjithë së bashku dhe ai meozioni kur e këndon në vendin tënd, me artistët që flasin gjuhën tënde ka një fuqi tjetër". E ngazëllyer para gazetarëve sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho, pas 7vitesh mungesë do ta përkufizonte performancën e saj në TKOB, si një ndër më emocionuese për të,  me operan "Madam Butterfly".
 
Jaho gjatë fjalës theksoi bashkëpunimin e frutshëm ku mbizotëronte korrektësia artsitike mes saj dhe stafit të TKOB, element i cili sipas saj më parë ka munguar.
 
“Ana njerëzore është e para. Ka funksionuar edhe disiplina. Artisti i ka folur artisitit dhe jo artisti biznesmenit. Kemi qenë të hapur të dyja palët që është bërë e mundur kjo gjë. Kjo gjë për mua duke ardhur nga larg ka ndryshuar dhe mendoj se ky është një hap i parë" u shpreh Jaho.
 
 Gjatë mbremjës së të martës u zhvillua edhe prova gjenerale e Operas "Madam Butterfly", e cila ishte e hapur për publikun shqiptar duke mbushur si asnjëherë tjetër sallën e këtij institucioni.
 
 Opera e Puçinit, Madam Butterfly do të çel siparin me premierën e datës 3 dhe 5 prill në orën 19:00, ku do të performojë soprano Ermonela Jaho, ndërsa në datat 7 dhe 9 prill, Madama Butterfly do të vi në mishërimin e sopranos së njohur Marjana Leka në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, nën regjinë e Nikolin Gurakuqit.

Emra të tjerë të njohur pjesë e kësaj opere janë, Armaldo Kllogjri, Vikena Kamenica, etj.

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)