“Maddalena me sy ngjyrë vjollcë”
vajza thjesht numër në Aushvic

“Maddalena me sy ngjyrë vjollcë”<br />vajza thjesht numër në Aushvic
TIRANE-Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit Instituti Italian i Kulturës ka organizuar prezantimin e librit “Maddalena me sy ngjyrë vjollcë” i Rosanna Turcinovich Giuricin.

Drejtorja e Institutit Italian Adriana Frisena u shpreh se prezantimi i një historie personale hedh dritë në tragjedinë më të madhe të diskriminimit racor në botë.
 
 “Duhet ta kujtojmë gjithnjë historinë që të mos përsëritet kurrë tragjedia më e madhe në botë, ku ideologjia raciste dhe supremacia naziste ushtruan nëj presion diksriminues në jetën e hebrjeve dhe shkaktuan holokaustin.”
 
Ndërsa Rosanna Turcinovich Giuricin ka rrëfyer arsyet se pse ka zgjedhur një protagoniste tjetër, kur edhe historia e familjes së saj hebreje është plot histori të ngjashme.
 
Letërsia nuk është kantier që të prodhojë gjëra të gatshme. Nëse protagoniste është Miriami unë ndërmjetësoj që përmes stilit të ndaj emocionet, frikën, ankthet, por edhe atë fillin e kuq të jetës. Historia lidhet me vendet dhe njerëzit që kanë bashkëjetuar me hebrejtë, nga Hungaria, në Toronto të Kanadasë, në Kroaci e Trisete të Italisë e kudo janë shpërndarë. Unë ndërmjetësoj të kuptohet sesi iu kundëvunë fatit të pashmangshëm me përpjekjet për të jetuar. Maddalena me sy ngjyrë vjollcë ka një jetë të gjatë, të pasur me përvoja dramatike dhe të lumtura, ku në Trieste ishte një vajzë e vogël dhe e lumtur, ndërsa në kampin e përqendrimit të Aushvicit ishte vetëm një numër, e më pas ishte një vajze e re gatshme të pushtonte botën e re. Në Kanada ishte një grua, një nënë".
 
Rosanna Turcinovich Giuricin rrëfen pjesë të historisë së suksesshme të mikeshës hebreje, duke ndërtuar një ndërthurje ngjarjesh që rrëmbejnë lexuesin, Historia shkon prapa: niset nga Toronto, qyteti kanadez ku Miriami ka zënë vend, i përpjekur me çdo vuajtje, e shënuar nga një fat i pashmangshëm, por e vendosur për të jetuar.

preznatimi librit madalena
Rosanna Turcinovich Giuricin

*Rosanna Turcinovich Giuricin, gazetare, e lindur në Rovigno d’Istria, u formua në gazetën "Zëri i Popullit" i Fiume, fillimisht si redaktore e faqeve kulturore dhe pastaj si korrespondente nga Trieste. Ka bashkëpunuar me gazeta dhe televisione të shumta duke realizuar edhe një seri dokumentarësh historikë dhe biografikë mbi personazhe dhe ngjarje të Adriatikut lindor.

madalena

preznatimi librit madalena



(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre