Prej pak kohësh, romani i Mira Meksit, “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”, ka nisur udhëtimin e tij të mbarë dhe të suksesshëm drejt lexuesit. Nga sondazhet e fundit, madje, rezulton të jenë shitur qindra kopje brenda pak kohësh; në vendet e zhvilluara, me një gjeografi dhe bashkësi lexuesit të gjerë, kjo e dhënë statistikore nuk do të përbënte, mbase, ndonjë arritje.
Porse, për gjeografinë dhe bashkësinë e lexuesve të vendit tonë, pa llogaritur këtu atë gjeografi dhe pjesë të bashkësisë shqipfolëse që gjendet jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, është një e dhënë statistikore që shënjon padyshim një sukses, ndonëse jemi ende në hapat e parë të një rrugëtimi që me siguri do të jetë mjaft i gjatë. Këtij zëri statestikor, ndërkaq, i shtohet edhe një numër qëndrimesh dhe leximesh kritike që kanë shoqëruar rrugëtimin e romanit; një numër qëndrimesh dhe leximesh kritike që, për të njëjtat arsye kohore dhe hapësinore, duhet thënë se është jo i vogël.
/Shqiptarja.com