“Mandati”,PD tërhiqet, pranon
refuzimin e Gjon Bardhit
l

“Mandati”,PD tërhiqet, pranon<br />refuzimin e Gjon Bardhit<br /> l
TIRANË - Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve u mblodh sot në mesditë për të diskutuar mbi përfaqësuesin që do të marrë mandatin e opozitës pas dorëheqjes së ish-deputetes socialiste Rudina Seseri. Takimi vjen në një moment të tensionuar të marrëdhënieve mes socialistëve dhe demokratëvë.
Dy palët kanë rënë dakord për të dalë me një raport të përbashkët për këtë çështje, të enjten në seancën plenare të Kuvendit. Raporti i përbashkët është hartuar nga deputeti demokrat Viktor Gumi dhe ai socialist Damian Gjiknuri.Pas votimit ky raport do t'i kalojë për shqyrtim KQZ-së.
Gjatë mbledhjes, PD kërkoi që t`i propozohet Kuvendit pranimi i dorëheqjes së Gjon Bardhit, nga kryetari i Bashkisë së Fushë Krujës, ndërkohë që ky i fundit e ka refuzuar këtë kërkesë, duke mbajtur funksionin që ka aktualisht.

ISLAMI
Në një prononcim për mediat, deputeti i PS-së Kastriot Islami ka deklaruar se në këshill u ra dakort për 3 pika të rëndësishme.
“Ishte një mbledhje për gjetjen e një zgjidhjeje. U miratuan disa momente që ky mandat nga pikëpamja ligjore i takon PS-së. E dyta që ky problem të zgjidhet me shpejtësi dhe mos të ketë asnjë zvarritje dhe e treta: mbi bazën e propozimit të anëtarëve të PD-së që kjo çështje ti çohet Kuvendit për ti marrë vendimin përfundimtar për ta kthyer në KQZ që kjo çështje specifike të mos përsëritet” tha Islami.


PERPLASJA
Edhe një ditë më parë, kreu i PS, Edi Rama akuzoi kryeparlamentaren Topalli se po e mban peng këtë mandat për synime të pushtetit dhe jo të Kushtetutës.
Reagimi i Topallit ka qenë i menjëhershëm. Po dje, ajo tha se i opozitës i takon asaj dhe se askush nuk po e pengon përveç Ramës.

“Problemi është që “Seser” apo jo, zotëria që ka radhën për të hyrë në Kuvend, duhet të hyjë me dinjitetin dhe respektin ndaj Kushtetutës dhe ligjit, mbi të cilën jemi betuar të gjithë ne. Nuk mund të hyjë as nga penxherja, e as nga dera e pasme, e në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpikë “mosmarrëveshja” mes zotit Rama dhe udhëheqësve socialistë në Kuvend”, tha Topalli.

Partia Socialiste kërkon që mandatin e opozitës ta marrë Edison Konomi, të cilit sipas tyre i takon mandati si pasues në listën e socialistëve, pasi Gjon Bardhit është kryetar i Bashkisë së Fushë Krujës.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rezultati historik në ski, presidenti i FSHS Elvis Toçi për Report TV: Emocion që s'blihet me para, Colturi do jetë kampione bote

Rezultati historik në ski, presidenti i FSHS Elvis Toçi për Report TV: Emocion që s'blihet me para, Colturi do jetë kampione bote