“Maratona e jetës”, Milela:Të dielën
sensibilizimi në ndihmë të gruas

“Maratona e jetës”, Milela:Të dielën<br />sensibilizimi në ndihmë të gruas
TIRANE- “Të vrapojmë për të sensibilizuar të gjitha gratë dhe nënat shqiptare që të kryejnë kontrolle parandaluese për kancerin e gjirit.” Ky është qëllimi i maratonës që do të zhvillohet më 18 dhe 19 tetor, pagëzuar me emrin “Maratona e Jetës”, në simbol të rëndësisë që ka ky sensibilizim.
 
Në tenda të ngritura për këtë event, mjekët dhe personeli i specializuar do të japin gjatë gjithë ditës së shtunë, më 18 tetor dhe gjatë ditës së diel, deri në orën 18:00, informacione të vlefshme për gratë. Të dielën më datë 19 tetor, në orën 10:00, do të shënohet nisja e “Maratonës së Jetës” nga sheshi “Nënë Tereza”.
 
Organizatori i kësaj fushate Francesco Milela shprehet rreth rëndësisë së informimit dhe ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.
 
“Kemi disa statistika evropiane të cilat thonë se nëse kancerin e gjirit e kapim në kohë atëherë mundësitë për të shërohet deri në 100%. Kështu duke qenë në Shqipëri shkaktari i parë i vdekshmërisë së grave, pamë të arsyeshme të organizojmë një maratonë që ka në qendër pikërisht sensibilizimin duke përfshirë gjithë qytetarët e Tiranës”, u shpreh Milella.
 
Sipas Milelli një sërë mjekësh nga spitali “Nënë Tereza” do të mblidhen gjatë kësaj maratona për të ofruar konsulenca për gratë shqiptare.
 
“Në datën 18 do të kemi në brendësi të Liqenit Artificial një qytezë, e quajtur “Qyteza e jetës” ku do të ketë mjekë nga spitali “Nënë Tereza” , pra nga një spital publik, të cilat do t’u japin konsulta grave shqiptare, gjithashtu do t’u jepen edhe disa broshura informuese falë Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat shpjegojnë rëndësinë e parandalimit, apo statistikat sesa e rëndësishme është ta njohësh këtë sëmundje për ta parandaluar”, tha Milela .
 
Milela vijon duke shpjeguar për “A1 Report” itinerarin e kësaj maratone e cila si pikënisje ka “Sheshin Nënë Tereza”
 
“Maratona do të nisë në sheshin “Nënë Tereza”, do të vijojë me disa fjalime të mbajtura nga personalitete të rëndësishme të politikës së vendit midis tyre edhe ambasadori Italian në Shqipëri. Më pas do të zhvillohet në brendësi të Liqenit Artificial, ku do të përshkohet liqeni për të mbërritur më pas tek diga ku do të jetë “qyteza e jetës” , ku më pas do të festojmë të gjithë së bashku me atletët”, shprehet Francesco Milela.
 
Sipas Milelës, reagimi i popullsisë ka qenë mjaft pozitiv duke kemi patur shumë pëlqime në rrjete sociale apo edhe miq të cilët bëjnë pyetje të ndryshme duke dashur të informohen rreth nismës.
 
Apeli i organizatorit të “Maratonës së Jetës” Milela është pjesëmarrja e sa më shumë personave.
 
“Merrni pjesë në masë pasi është një problem më rëndësi që duhet përballuar dhe shpresoj shqiptarët ta pranojnë dhe të marrin pjesë të shumtë në numër”, tha Milela.
 
Pjesë e kësaj maratone mund të bëheni që të gjithë, mjafton që të regjistroheni falas në pikat e posaçme. Sipas organizatorëve, regjistrimi mund të bëhet më 18 tetor, pranë kodrave të Liqenit Artificial të Tiranës gjatë gjithë ditës dhe mëngjesin e së dielës nga ora 08:30 deri në 09:30. Pjesëmarrësit do të pajisen me bluza sportive ngjyrë rozë, të cilat do t’u jepen falas.

Redaksia Online
(e.s/shqiparja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët