TIRANË- Një stuhi e vërtetë me bubullima, shi, breshër dhe rrufe, pasi ka goditur Salenton, pritet të transferohet në Shqipëri, ndonëse gjatë gjithë ditës moti ka qenë i paqëndrueshëm. 

Lajmi mësohet nga “meteoweb.eu”, në të cilin thuhet se stuhia, gjatë orëve të mëngjesit kaloi në Gjirin e Tarantos dhe më pas përshkroi gadishullin e Salentos, duke shkuar në jugperëndim dhe verilindje. 

Imazhe satelitore janë publikuar në galerinë që shoqëron artikullin e sitit zyrtar që merret me parashikimin e kohës në Europë dhe specifikisht në Itali dhe Shqipëri. 

Në Salento të Italisë, ka pasur shi dhe breshër, ndërsa në shumë vende temperaturat ka rënë deri në +6 ° C gjatë ditës. Në këtë njoftim nuk saktësohet se në cilat orë pritet që Shqipëria të përshkruhet nga kjo stuhi me rrufe dhe breshër. Ndërkaq, për gjatë gjithë ditës, në shumicën e rretheve të vendit ka pasur stuhi dhe shi, të shoqëruar me fortuna.

pamje satelitore me logo
(Në foto: Pamje satelitore ku tregohet levizja e stuhisë)

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)