Nisja e kampionatit botëror mbrëmjen e së enjtes ka ardhur ndryshe në plazhin e Durrësit.

31 finalistet e “Miss Shqipërisë” e kanë bërë të veçantë këtë ceremoni për këdo që po e shijonte atë përmes ekranit, pasi bukuroshet janë veshur me bluzat e ekipeve pjesmarrëse në garën e futbollit.

Prania e tyre ne qytetin bregdetar të Durrësit, solli kështu edhe nisjen e udhëtimit turistik që “Miss Shqipëria” bën çdo vit para natës finale.

Delegacioni i garës së bukurisë, do të përshkojë për më shumë se një javë vende turistike si Vlora, Berati, Puka apo Thethi për të promovuar trashëgiminë dhe resurset e vendit.

Disa ditë më parë “Miss Shqipëria” finalizoi edhe realizimin e setit fotografik për revistën zyrtare të eventit.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)