“Miss Zvicra 2014” në garë edhe 3 kosovare

“Miss Zvicra 2014” në garë edhe 3 kosovare
Konkursi i bukurisë  “Miss Schweiz 2014” do të ketë edhe në këtë edicion përfaqësuese nga Kosova. Vitin e kaluar ishin plot tre të tilla ndonëse asnjëra prej tyre nuk ka arritur të renditet ndër tre më të bukurat. Këtë vit sipas revistës zvicerane “Schweizer Illustrierte” ndër 18 bukuroshe kandidojnë edhe tre kosovaret,  të cilat janë Donika Krasniqi, Saranda Maliqi dhe Anita Shala.

miset shqiptare ne zvicer

Donika është vetëm 19  vjeç dhe jeton në Thelle-Wavre në kantonin frankofon Neuchatel (Neuenburg). 20-vjeçarja Anita jeton në Emmenbrücke të Lucernit dhe  punon si laborante. Ndërkohë Saranda është 23 vjeçe dhe jeton në Schönnewerd të Solothurnit. Urojmë që bukuroshet të përfaqësojnë sa më denjësisht bukurinë e vendit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos