“Mos më ktheni në Shqipëri, nuk
jam unë vrasësi që ju kërkoni”

Një emigrant shqiptar me banim në Ohio (Ohajo) po lufton në gjyq përpjekjen për ta ekstraduar në Shqipëri ku e pret burgu për një vrasje me dashje. Por  41-vjeçari Altin Hasani këmbëngul se nuk është ai autori i vrasjes dhe se autoritetet amerikane po e ngatërrojnë me vrasësin e vërtetë.

Qeveria shqiptare e ka dënuar në mungesë në vitin 1999. Në një intervistë për televizionin amerikan  10TV, Altin Hasani thotë se arrestimi i tij është si një ëndërr e keqe.

Prokurori federal Dana Peters tha se Altini, që banon në rrethinat e Groveportit pranë qytetit Columbus, është pikërisht njeriu që kërkohet nga drejtësia shqiptare e cila e ka identifikuar me saktësi.  Altini nuk do të ishte kapur nëse nuk do të shtronte kërkesë për t’u bërë nënshtetas amerikan në vitin 2011.

Hasani insiston se dhe në dokumente janë shumë gabime duke filluar që nga emri i babait të tij apo data e lindjes.
 
Avokati i Hasanit thotë se klienti i tij nuk është njeriu që janë duke kërkuar vërtet autoritetet shqiptare dhe e ka kritikuar procesin ndaj tij si skandaloz. 

41 vjeçari shqiptar thotë se një gabim i Shqipërisë do të kushtojë atij çdo gjë që ai ka ndërtuar për 13 vite.

Një gjykatës federal duhet të vendosë tani nëse shqiptari do të postohet për në Shqipëri për t’u future 22 vite në burg, apo do të lirohet si viktimë e një ngatërrese    

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj