Miley Cyrus arriti të rrëmbente edhe njëherë vëmendjen në eventin e ndarjes së çmimeve për videot më të mira, por këtë jo me performancat ekstravangante që e karakterizojnë apo për shpalljen fituese të çmimit “Video më e mirë e vitit”.
(Jesse 22-vjeçari i pastehë)
Ajo kishte ftuar si shoqërues të saj një djalë 22-vjeçar të pastrehë nga Los Angelos, i cili u ngjit në skenë dhe mori çmimin në vend të saj. Cyrus ka qenë mjaft mbështetëse ndaj kauzës së njerëzve të pastresë dhe të varfër. Ndërkohë i ngjitur në skenën e “MTV VMA” Jesse u shpreh: “Emri im është Jesse, jam 22 vjeç. Po e pranoj këtë çmim në emër të 1.6 milion të rinjve amerikanë të pastrehë, të larguar nga shtëpitë e tyre dhe të friksuar për jetët e tyre.
E di mirë këtë pjesë pasi jam një prej këtyre njerëzve. Los Angelos ka pjesën më të madhe të të rinjve të pastrehë në Amerikë. Ndonëse kam qenë i padukshëm për ju, unë kam të njëjtat ëndrra që ju kanë sjellë sonte këtu,”-ka vijuar djali.
Ndërkohë Miley ka qëndruar e ulur në sallë me miqtë e saj artistë e përlotur gjatë gjithë fjalimit të 22-vjeçarit. Ndryshe nga viti i kaluar ku Cyrus realizoi një performancë të cilësuar si skandaloze me këngëtarin Robie Thicke këtë vit ajo u cilësua nga media si aktori Marlon Brando, i cili dërgoi aktivisten Sacheen Littlefeather në skenë për të marrë çmimin Oscar e fituar prej tij në vitin 1973.
(Majtas: Aktivistja Sacheen Littlefeather, Djathtas: Perfomanca e Cyrus me Robie Thicke)
Ja çmimet e "MTV VMA"
Video e vitit
Miley Cyrus: Wrecking Ball
Video më e mirë Hip-Hop
Drake ft. Majid Jordan: Hold On (Ëe’re Going Home)
Best Male Video
Ed Sheeran ft. Pharrell Williams: Sing
Best Female Video
Katy Perry ft. Juicy J: Dark Horse
Video më e mirë pop
Ariana Grande ft. Iggy Azalea: Problem
Video më e mirë rrok
Lorde: Royals
Artist për t’u ndjekur
Fifth Harmony: Miss Movin’ On
Bashkëpunimi më i mirë
Beyoncé ft. Jay Z: Drunk In Love
MTV Clubland Award
Zedd ft. Hayley Ëilliams: Stay the Night
Video më e mirë me mesazh social
Beyoncé: Pretty Hurts
Best Cinematography
Beyoncé: Pretty Hurts
Best Editing
Eminem: Rap God
Koreografia më e mirë në video
Sia: Chandelier
Best Direction
DJ Snake & Lil Jon: Turn Down For What
Best Art Direction
Arcade Fire: Reflektor
Best Visual Effects
OK Go: The Writing’s On The Wall
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)