“Ndizet” debati në KQZ, nesër
përballja e parë për numëruesit

“Ndizet” debati në KQZ, nesër<br />përballja e parë për numëruesit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet ti kthehet debatit politik në tryezën e diskutimit. Këtë të hënë është njoftuar që mbledhja e KQZ ka planifikuar në rendin e ditës caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarin e tretë e të katërt të grupeve të numërimit të votave për zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Dy vite më parë në komisionin qendror të zgjedhjeve, kur PDIU kaloi në koalicion me të majtën kërkoi që të hidhet shorti mes kësaj force politike dhe LSI si parti e të njëjtit koalicion, por kjo kërkesë u rrëzua nga KQZ e cila vendosi me shumicë të thjeshtë të votave që numëruesi I tretë ti përkasë LSI dhe katërti PR.
 
PDIU duke iu referuar nenit 96 të Kodit Zgjedhor, evidentoi se partitë politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të GNV ve përcaktohen ndërmjet listës së partive politike që kanë fituar jo më pak se dy mandate në zgjedhjet e mëparshme të Kuvendit të Shqipërisë. Pikërisht në bazë të këtij neni të kodit zgjedhor, PDIU kërkoi në kolegj që të jetë në short me LSI ose PR.
 
Në atë kohë kërkesa e PDIU u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor, ndërsa këtë të hënë KQZ do të përballet sërish me kërkesën e kësaj force politike për tu hedhur në short për numëruesit e tretë dhe të katërt. Ndërsa në kampin e djathtë parashikohet që numëruesit ti përkasin PD e PR, për të majtën njëri numërues I përket PS ndërsa pritet që diskutimi për numëruesin e tretë të jetë ndërmjet LSI e PDIU.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj