TIRANE- Në një letër dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, që mban datën 4 mars 2014, kundëradmirali Kristaq Gërveni, pranon se mandati i tij si Përfaqësues Ushtarak i Shqipërisë në NATO përfundon këtë pranverë. Ai përgatitet të mbyllë dhe karrierën ushtarake. Po botojmë letrën e plotë të tij për sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes. “Përshëndetje Zoti Arian, siç mund të jeni në dijeni nga një e-mail që keni marrë nga Agjensia NSPA, unë në datën 28 Shkurt kam bërë një aplikim për një vend civil (në nivel Drejtori) që hapet në 1 Shtator 2014. Për këtë është në dijeni vetëm Ambasadori ynë në NATO, z.Leonard Demi. Unë e mbyll këtë pranverë mandatin tim këtu si Përfaqësues Ushtarak i Shqipërisë në NATO.
Do kisha shumë dëshirë që të vazhdoj në një punë tjetër si ushtarak, por, nisur nga kushtet konkrete, përgatitem që të mbyll ndoshta dhe karierën time ushtarake. Do të ndjek procedurën e largimit nga FA, duke respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat në fuqi. Duke parë aftësitë e mia, kualifikimet dhe eksperiencën, kam dëshirë të provoj të punësohem në Strukturën e NATO. Në politikën e NATO-s kërkohet mbështetja nga institucioni për kandidatët.
Në rastin konkret, nga Agjencia NSPA më rekomandohet që t'ju drejtohem Juve Z. Arian për të mbështetur kandidaturën time. Nëqoftëse e gjykoni se kandidatura ime është e përshtatshme për t'u përfaqësuar në Agjencinë e Mbështetjes së NATO-s, kërkoj mbështetjen tuaj. Nëqoftëse gjykoni ndryshe, ju lutem më bëni me dije që të tërheq aplikimin. Me respekt, Kristaq Gërveni”, shkruan kundëradmirali.
Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com