Pak ditë më parë nga drejtuesit e Urdhërit të Mjekëve të Shipërisë, u tha se në listat e mjekëve që do të testohen në muajin tetor, ka dhe profesionistë të cilët kanë vdekur. Por ditën e sotme UFSH ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për persona të cilat kanë humbur jetën dhe janë përfshirë në listën e testimit, por për mjekë që janë larguar jashtë shtetit apo ata që kanë ndërruar jetë për shkak të moshës.
“200 mjekë me 0 kredite egzistojnë në listën e mjekëve që kanë hyrë në vitin 2010 në proçesin e edukimit në vazhdim. Për të bërë listën e saktë të mjekëve që duhet t'i nënshtrohen provimit, pasi s'kanë plotësuar kreditet e nevojshme, sigurisht duhen hequr mjekë të vdekur, të larguar jashtë vendit, të dalë në pension etj”, - thuhet në një reagim të Urdhërit të Mjekëve.
Mjekët pritet të testohen në muajin tetor për shkak se nuk kanë asnjë kredit, që është një detyrim në kuadër të programit të Edukimit në Vazhdim.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com