Përfundoi më 22 qershor, në Palazzo dei Normanni në Palermo, selia e Asamblesë Rajonale Sicciliane,takimi i dytë mes "palëve të interesuara" të Rrjetit të Pasioneve të Krishtit në Evropë, rrjeti që lidh disa shoqata italiane dhe evropiane mbi bazën e një proccesi të ruajtjes, promovimit dhe vlerësimit të përfaqësimeve të Shejnta, të formave më të rëndësishme dhe emocionuese të teatrit fetar lidhur me ngjarjet e Javës së Shenjtë dhe një nga mjetet më të rëndësishme të marrëdhënieve shoqërore me kalimin e kohës.
Seminari e cila pasoi takimin në Friuli të shkurtit të kaluar ku morën pjesë Austria, Gjermania, Spanja, Ukraina dhe përfaqësuesi i Këshillit Papnor për Kulturën, u organizua nga Europasioni për Italinë, e cila sjell së bashku tridhjetë shoqata të pranishme në të gjitha rajonet italiane, duke përfshirë Barila, qendrën arbëreshe të Vulture, në sinergji me Shoqatën sicciliane Cianciana dhe në bashkëpunim me Kryesinë e Asamblesë Siciliane Rajonale.
Protagonistët e takimit, shoqatat e komunitetit në Jug dhe Ishuj kanë treguar përvojën e tyre të vlefshme dhe veprimet mbrojtëse të zbatuara në mënyrë individuale dhe në internet.
Europasioni për Italinë vepron në Evropë që prej vitit 1982 ku bëjnë pjesë edhe shoqatat italiane është fruti i një eksperience shekullore të kaluar brez pas brezi që ka arritur edhe në mijëvjeçarin e tretë për të dëshmuar vlerat e pavdekshme të shkëmbimit dhe pjesëmarrjes kolektive në baza të vitalitetit të manifestimeve dhe transmetimin e teksteve gojore dhe si të bësh artizanin (kostume, skenografi) që ka lejuar shumë nga shfaqjet teatrale të shenjta për të arritur pothuajse të pandryshuara deri në këtë ditë.
Në qendër të diskutimit dhe debatit mes komuniteteve ishte një projekt i vlerësimit ndërkombëtar finalizuar në regjistrimin e "Regjistrit të Praktikave më të Mira për ruajtjen " përcaktuar sipas nenit 18 të Konventës së UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në vitin 2003.
Takimi u përmbyll me nënshkrimin nga ana e shoqatave siciliane, kalabreze, pugliese dhe lukane si "Marrëveshja ndërmjet palëve që interesohen për "Pasionet e Krishtit" në një Plan të ruajtjes së sigurisë, e cila është një dokument themelor që jep udhëzime që do të përdoren në të ardhmen nga Europasioni në favor të një projekti më të përgjithshëm për ruajtjen dhe rrugën e kandidaturës drejt UNESCO-s.
Procesioni i të Premtes së Shejntë në Barile, si një pjesë e projektit Europasione për Italinë, më e njohura dhe e lashta jo vetëm në Basilikata, është ndër tradicionet më popullore të Bariles.
Ajo përfaqëson një moment kulminante të një procesi të gjatë organizimi dhe të një përgatitje intensive shpirtërore e cila e sheh banorët e zonës protagonistë të ringjalljes së Pasionit të Krishtit.
Në përfaqësimin e shenjtë të Barile-s ka shkruar Antonio Paternoster, një nga promotorët e komitetit Via Crucis të Barile, në librin e tij, "Rrënjët, tradita dhe besimi i të Premtes së Shejntë në Barile": "populli i Barile-s përmes kësaj Performance të Shenjtë, dëshiron të dëshmojë marrëdhëniet e saj me traditat më të shëndetshme të saj kulturore dhe të besimit.
Është një ditë në të cilën vendi përjeton historinë e tij njerëzore me krenari dhe pasion. Procesioni, liturgjitë popullore është historia e njërit prej devocioneve të cilat karakterizojnë sidomos jugun e Italisë. Në Barile çdo banor, në zemrën e tij, që nga fillimi i festimeve në nder të Shën Jozefit, përjeton angazhimin e brendshëm të eventit.
Të gjithë ata, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë janë të përfshirë, mjafton të mendosh që eventi numëron 25 grupe të karaktereve dhe u intereson 116 njerëzve.
Të rriturit, të rinjtë, vajzat, dhe fëmijët e dinë tashmë mirë rolin e tyre.
Elementët simbolikë të përfaqësimit kërkohen si në drejtim të dukshëm fetar, dhe në atë pagane, në prani të njerëzve të vërtetë të krishterë në kohën e dënimit të Krishtit: në ato të krijuara nga imagjinata popullore, në personazhe që vuajnë dhe ata që gëzohen, në seriozitetin me të cilën të rijntë interpretojnë role ndryshme, në madhështine dhe thjeshtësinë bashkëkohore të kostumeve.
Drama e Krishtit përjetohet për 4 orë, në rrugët e pjerrta të vendit, në të gjitha aspektet e saj emocionale, sentimentale, përkushtuese dhe kureshtare. Sinkretizmi fetar mbledh tone kulturore e origjinale dhe asgjë nuk ka ndryshuar me kalimin e kohës. Besimin, traditën dhe historinë , në këtë cep të Bazilikatës, populli e ruan me xhelozi qytetërimin e saj.
Lorenzo Zolfo
PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE
Pasjunat e Krishtit në Europë
Palerm 22 theristi 2013. Pasjunat ljëtire, ndër çiljat merr pjesë edhe Barili, kandidaren për Unesco’n.
U rrit në 22 theristiut çë shkoj në Palazzo dei Normanni, Palerm, kunvenji mbi Pasjunat e Krishtit e Rapresentacjunat të Shëjta në Europë ndër të çiljat ato më sinjifikative, si teatër relioxhoz, janë manifestacjunat e Pashqit.
Diskusjuna u bë për të vljerësuar tek gjithë jeta ky patrimon relixhoz e për iskriciuna tek “Registro delle Buone Pratiche di Salvaguardia”, si u kish dhja diskutirtur në mojin e fljevarit në Friuli, ku kish marr pjesë Austria, Xhermania, Spanja e Ukraina bashkë me il Pontificio Consiglio della Cultura e tridhjetë rexhona ljëtire e, pafarethënë, dhe Barili bashkë me Associazione Cianciana e Presidenza dell’Assemblea Regionale Siciliana.
Përcjuna e të Prëmtën e Pashqit barilote, çë hyn te proxheti “Europassione” për ‘Talien,është një tradhitë relixhoze ndër më të bukurat jo vetem në Bazilikatë, ku barilotë janë protagonistët e Pasjunës Krishtit, po te gjithë Europa.
Antonio Paternoster tek libri tij “ Radici, tradizione e fede del Venerdi Santo a Barile” shkruan se populli i Barilit me këtë “Sacra Rappresentazione” buthton sa i ljidhur është me tradhitat: gjithë janë të përzier me njëzetë e pesë grupe personaxheshë, pleq e të rinj. Riti ka rrënj pagane e relixhoze, të përziera me frutin e fantasisë së katundit.
Drami i Krishtit riviviret për katër orë tek udhat ek katundit: besë, tradhitë e storje venë doradora me kulturën e katundit.
Përktheu në gjuhën arbëreshe Pietro Abitante
Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën shqiptarja.com (print) 0707.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)