Kur në muajin shkurt të vitit të kaluar, kryeministri i kohës nxitoi të miratonte ndryshime të shumëpritura nga biznesi në fushën e legjislacionit fiskal të tatimit mbi vlerën e shtuar, shumë kush nuk arriti të kuptojë, më së pari, nxitimin e qeverisë së Berishës. Kam një histori personale me këtë nxitim, të cilin po e tregoj. Ishte koha kur, në pozicionin e Koordinatorit të Shoqatës së Investitorëve dhe Indusrtrialistëve në Shqipëri (BI&ISH) m’u desh të organizoja Konferencën Ndërkombëtare: “Industria e detit në Shqipëri, e sotmja dhe e ardhmja”, në të cilën u ftua të merrte pjesë dhe të fliste edhe kryeministri i kohës.
Konferenca pati sukses dhe si e tillë u vlerësua edhe nga kryeministri. Në mbasditen e konferencës (ishte e mërkurë dhe kishte ndeshje futbolli të UEFA-s) pata një telefonatë nga kabineti i një ministri, që kërkonte me urgjencë që “propozimet” e bërë na konferencë të draftoheshin si “projektvendim” dhë të dërgoheshin në email e ministrit. Kërkesa ishte emergjente, sepse “në mbledhjen e rradhës së qeverisë, ditën e nesërme, këto propozime do të miratoheshin”. Nuk po zgjatem me hollësitë, sepse të gjitha propozimet e bëra (edhe pse me nxitim-sikundër ndodh kur lë në mes një ndeshje futbolli)- u miratuan në mbledhjen e qeverisë.
Sot kam rastin t’i hedh një sy këtyre propozimeve dhe të rilexoj edhe VKM-në e atyre ditëve, që ishin ditë kur kishte filluar “bujaria” ndaj sipërmarrjeve vendase të të huaja për t’i ofruar me alternativat politike që pritej të konkurronin për zgjedhje të përgjithshme.
Nuk ndodhi asnjëherë që këto propozime, të cilat tashmë kishin forcën ligjore të akteve nënligjore të qeverisë, të përdoreshin. Nuk kishte kohë të mjaftueshme, jo thjesht për t’i kuptuar ato, por as edhe për të marrë masa për t’i zbatuar. Dihet koha që duhet; nga marrja e një vendimi, tek përpilimi i akteve nënligjore, urdhrave dhe udhëzimeve etj, gjë që më sjell në kujtesë se asnjë nga bizneset nuk kërkoi të zbatohej VKM përkatëse.
Çfarë kishte miratuar qeveria dhe përse ishte kaq i painteresuar biznesi? Në fakt vendimi përkatës i qeverisë kishte kohë që kërkohej nga përfaqësitë e sipërmarrjes. Dhe në dukje ishte i rëndësishëm dhe krijonte një klimë më të mirë në të bërit biznes.
Zbatimin e tij do ta realizonte qeveria e dalë fituese nga zgjedhjet, pra qeveria aktuale. Kësaj qeverie i dilte për detyrë të përballonte mungesat e paplanifikuara në buxhetin pasardhës, që lidheshin, pra me këto lehtësi që ofroi me VKM qeveria në ikje.
Cilat ishin? Po i citoj integralisht: a) tatimpaguesit që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë në ose mbi 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë; b) tatimpaguesit që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e përpunimit aktiv, pavarësisht nga vlera e investimit; c) tatimpaguesit (përfshirë fermerin) që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit; ç) tatimpaguesit, subjekt i taksës së biznesit të vogël, të cilët importojnë makineri prodhuese në funksion të realizimit të kontratave të investimit të tyre.; 2. Importimi i makinerive dhe pajisjeve të kryera nga tatimpaguesit e përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, është furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja, vetëm në rastet kur të tilla makineri dhe pajisje importohen në funksion të realizimit të kontratave të investimeve dhe importimi kryhet nga vetë tatimpaguesit, pa nënkontraktim”. Nuk kishte një relacion përmbledhës financiar, por ndikimi në buxhet nga këto “lehtësi fiskale” shkonte rreth 1,2 miliardë lekë. Më pas, në vitin 2014, kur Ministrisë së Financave iu kërkua kosto totale për të barazuar me zero TVSH-në e të gjithë makinerive e pajisjeve të importuara për nevoja investimi, kjo kosto u raportua 2,6 miliardë lekë.
Direktiva e BE dhe ligji shqiptar
Ligji shqiptar i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) u bë anekdodik, jo sepse kishte ndonjë ndryshim të madh nga ligjet simotra të vendeve të tjera, lindore apo perëndimore. Por sepse ndërhyrjet në këtë ligj po i afroheshin një numri treshifror dhe shqetësimi ishte se një dinamikë e tillë fluksesh ndryshimi në ligj, nuk absorbohej dot, jo më nga biznesi, por as edhe nga administratorët publikë. Edhe vetë tatimorët në shumë raste ngrinin supet kur iu kërkoje të shpjegonin apo të zbatonin ndryshimet e shumta. Ndryshimet sigurisht që binin ndesh me Direktivën e BE-së (DE 2006/112 CE), e cila është një direktivë që krijon sistemin e përbashkët të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe që ishte (dhe është) detyrim ligjor për ta përafruar me ligjin shqiptar.
Kjo direktivë nuk u arrit të implementohej plotësisht në projektligjin e ri të tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe në Tabelën e Përputhshmërisë që shoqëronte projektin në atë kohë vihej shënimi “përputhshmëri e pjesshme”.
Në mars të 2014, autorët e ligjit iu rikthyen rishikimit të tij dhe vendosën të ndjekin përputhshmërinë e plotë (sa mundej) të direktivës së BE-së. Dhe nuk vonuan ndryshimet, një nga të cilat prek në themel pikërisht ndryshimin e miratuar me VKM e shkurtit të 2013.
Çfarë thotë ligji i r ii TVSH për importin e makinerive dhe pajisjeve për kontrata investimi? A është një “patate e nxehtë” sjellja ndaj këtij ndryshimi? Sipas relacionit të bërë publik nga MF “janë hequr përjashtimet në import të makinerive dhe pajisjeve për kontrata investimi apo për përpunimin aktiv, agrobiznesin, subjektet e biznesit të vogël, që janë në ligjin aktual, në përputhje me komentet e shërbimet e KE-së dhe të FMN-së”. “Këto përjashtime nuk kanë qënë në përputhje me Direktivën Europiane (DE 2006/112 CE)”-thonë hartuesit e ligjit të ri.
Sigurisht që ky ndryshim është një ndryshim i rëndësishëm, që besoj se do të sjellë një debat të hapur e të ashpër në kuvend, sepse forcat politike fituese të zgjedhjeve të fundit kishin mbështetur politika që çonin në një klimë më të mirë biznesi, qoftë edhe nëpërmjet incentivave si kjo e mësipërmja. Reaksionet kanë filluar që tani, pavarësisht se nuk ka ende ndonjë deklarim publik.
Ajo që mbetet të debatohet, në gjykimin tim, nuk duhet të jetë medoemos mbajtja në fuqi e vendimit të qeverisë të shkurtit të 2013, e mbështetur në ligjin actual të tatimit mbi vlerën e shtuar, sepse tregon një farë mungese sinqeriteti të qeverisë aktuale në raport me angazhimet e marra ndërkombëtare, përfshirë edhe Marrëveshjen me FMN. Por ka edhe zgjidhje të tjera. Përshembull, është bërë e njohur edhe nga dokumentet zyrtare të qeverisë aktuale se “mbajtja e përjashtimeve (kanë qënë shumë të tilla në qeverinë e kaluar) ka qënë e lidhur me faktin e mosrimbursimit në kohë të TVSH-së për tatimpaguesit, duke e kthyer në këtë mënyrë TVSH-në në një taksë mbi biznesin dhe jo mbi konsumin”.
Mbetet që kjo mangësi të korrigjohet! Ka filluar të bëhet ligjërisht, që nga 1 Janari i 2014-ës, kur hyri në fuqi rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet sistemit të thesarit, duke i “çliruar” tatimorët rajonalë dhe ata të VIP-ave nga rreziku i mosrealizimit të planit të të ardhurave tatimore. Eshtë e vërtetë që janë tashmë në fuqi procedura të detajuara të kryerjes së këtij rimburismi, duke siguruar që çdo kërkesë rimbursimi të trajtohet dhe rimbursohet brenda afateve ligjore. Nëse kjo do të bëhet konform ligjit dhe pa burokraci e procedura të lodhshme edhe për rimbursimin e pritshëm të makinerive e pajisjeve me kontrata investimi, sikundër parashikohet në ligjin e ri të TVSH-së, atëhere nuk do të ketë nevojë për përjashtime që janë në kundërshtim me të gjitha standartet europiane. A ka ndonjë alternative tjetër?
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com