Janë mbyllur në orën 15:00 qendrat e votimit në rreth 750 komuna italiane ku u zhvilluan zgjedhjet lokale, ndërsa ka nisur menjëherë numërimi i votave në të gjitha qendrat. Sipas exit poll-eve të para të publikuara nga Rai dhe Opinio Italia, kandidati i qendrës së djathtë në Venecia, Simone Venturini, rezulton në avantazh me 47% deri në 51% të votave, përballë kandidatit të qendrës së majtë Andrea Martella, i cili llogaritet mes 40% dhe 44%.
Avantazh i thellë raportohet edhe në Reggio Calabria, ku kandidati i qendrës së djathtë Francesco Cannizzaro projektohet mes 64% dhe 68%, ndërsa kandidati i qendrës së majtë Domenico Battaglia mes 21% dhe 25% Në Salerno, exit poll-et tregojnë një fitore të pastër për Vincenzo De Luca, i cili llogaritet mes 56% dhe 60%, shumë përpara rivalëve të tij që mbeten në intervalin 14%-18%.
Ndërkohë në Arezzo, kandidati i qendrës së djathtë Marcello Comanducci kryeson me 41.5%-45.5%, përballë kandidatit të qendrës së majtë Vincenzo Ceccarelli që projektohet mes 32% dhe 36%. Në Chieti, kandidati i qendrës së majtë Giovanni Legnini rezulton në avantazh me 46%-50%, ndërsa kandidatët e qendrës së djathtë Cristiano Sicari dhe Mario Colantonio ndjekin me diferencë.
Sipas të dhënave paraprake, pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 61%, më e ulët me mbi 4 pikë përqindje krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
Lajmi kryesor:
Italia voton për bashkitë, Giorgia Meloni përballet me sprovën e parë pas humbjes në referendum








