“Perandorët”, letërsia e angazhuar
dhe shkrimtaret femra

Rreth romanit të Majlinda Ramws  “Perandorët” botim i Toena-s, 2014... Majlinda Rama e shmang shpleksjen fabulare të rrëfimit tek romani “Perandorët” nga konvencat kryesisht të njohura në rastet e lëndës romanore mafioze-kriminale, duke ofruar një zgjidhje me gjeturi, do të thosha nga poetika narrative klasike...

Përshtypja e parë pas leximit të romanit “Perandorët” nga Majlinda Rama, mund të jetë edhe si për një roman dhe narracion të pastër realist, përmes rrëfenjave  nga më tronditëset, me momente makabre, që sjell mafien dhe krimin në përditshmërinë e hapësirës shqiptare. Fjala është për temën e lëngatën nga më të rëndat, në mos më mizoret shtrirë mbi hapësirën tonë. Edhe pse e tillë të cilën e shohim dhe s’e shohim, ose shtiremi sikur s’e shohim, madje që e ndjemë praninë e brutalitetit të saj, dhe që mësohemi të jetojmë dhe, edhe të bashkëjetojmë me të. Bën që të mos ia dimë tamam rrënjët, huqet, kanalet, lidhjet, shtrirjen gjerë e gjatë, por gjithnjë të tulatur dhe rehatuar, si nën një tis të mjegullt, çuditërisht askush s’ngulmon që mafies tonë deri në fund t’ia nxjerrë sheshit përmasat e vërteta.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas