Serbia vështirë se mund të konsiderohet shtet i pavarur dhe sovran. Së paku këtë e tha ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, sipas të cilit Rusia e pranon orientimin strategjik të Beogradit kah eurointegrimet, por Serbia do të rrezikonte marrëdhëniet me Rusinë në qoftë se do t’i kalonte “vijat e kuqe” të saj. Një gjë e tillë do të ndodhte sikur ajo t’i bashkohej aleancës së NATO-s.
"Kur ministri i mbrojtjes Sergej Shojgu jo moti ka qenë në Beograd, në të gjitha takimet i është konfirmuar se Serbia nuk i bashkohet NATO-s", ka thënë Çepurin këtë javë në Beograd.
Ndërsa, pse ndodh që ndokush ta mendojë NATO-n, si për shembull Mali i Zi, atë "atavizëm të shekullit të kaluar", kjo, sipas ambasadorit Çepurin, ndodh vetëm për shkak se "në politikë, si edhe gjetiu, ekzistojnë majmunët". Serbisë, prandaj, as që duhet t’i shkojë ndërmend një gjë e tillë.
Ndoshta deklarata e ambasadorit rus nuk do të kishte kaq tingëllimë dramatike, sikur edhe brenda vetë Serbisë të mos jepeshin sinjale se jo që nuk do të preken “vijat e kuqe” të Moskës, por mund të ndodhë që serbët të bien edhe më poshtë se kjo.
E përditshmja “Danas”, duke iu referuar burimeve nga qeveria Serbe, ka bërë të ditur se vetë kryeministri serb Ivicia Daçiq i ka shtyrë ambasadat e shteteve më të fuqishme perëndimore që të shfaqin shqetësim për shkak të deklaratës së tij se Perëndimi "po ia afron Serbinë Rusisë", të cilën - sipas gazetës beogradase - e kanë interpretuar si "kthesë proruse" të njeriut të parë të qeverisë së Serbisë.
Ata kanë drojë se mos kryetari serb Tomisllav Nikoliq, për të cilin me gjasë nuk kanë dilemë se është “njeri rus”, po e fiton edhe një aleat në avokimin e lidhjeve më shumë se të afërta ndërmjet Beogradit e Moskës.
Ndonëse ka interpretime se, në të vërtetë, Daçiq vetëm sa ka dashur ta forcojë pozicionin e tij në kuptimin "mos e teproni me kërkesa që të mos shkojmë në Lindje", përkatësisht që të mos e shtyjnë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, e cila pritet të mbahet deri në janar- megjithatë,sipas analistëve serbë, tërë këtë diplomatët perëndimorë po e vënë në kontest të ngjarjeve aktuale në Ukrainë, udhëheqja e të cilës, shkaku i Rusisë, vendosi t’i stopojë proceset eurointegruese.
Diplomatët perëndimorë, prandaj, presin që në klimën e re të krijuar, të mund të ndodhë ashpërsim i marrëdhënieve mes Beogradit e Perëndimit dhe kanë drojë se Daçiq ka ndërmend ta çojë vendin gjurmëve të Ukrainës, e vetë ai të bëhet "(Viktor) Janukoviqi serb" . E, se në vetë qeverinë serbe ekzistojnë ndasi të brendshme, sidomos pas shembullit të Ukrainës, nuk e vë në dilemë kush.
Opozita serbe po ashtu e akuzon kryeministrin Daçiq se,me shitjen e monopolit të naftës dhe gazit Gaspromit, i ka hapur rrugë dominimit ekonomik e politik rus në vend dhe se kjo e rrezikon vendin të hyjë në BE.
Se dilemat e hamendjet serbe janë vërtet serioze, e dëshmon politikani opozitar beogradas, Vuk Drashkoviq:
“Serbia është në rrezik të madh të bëhet Ukrainë. Gjithnjë e më të fuqishme janë presionet e jashtme që të heqim dorë nga Bashkimi Evropian, që edhe ekonomikisht e ushtarakisht t’i bashkohemi një aleance tjetër. Po rritet batica e një propagande të tillë në vetë Serbinë”, thotë ai.
Por, çfarë lidhjeje ka e tërë kjo me Kosovën? Çfarë mund të bëjë Kosova e vogël në një lloj “lufte të re të ftohtë”, siç po e quajnë acarimin e ri të marrëdhënieve mes Rusisë e Perëndimit?
Paj edhe mund të bëjë diçka. Për shembull, që kryeministri kosovar të mos ia lërë tërë serbët e “zajednicës” në dorë Daçiqit, së paku deri sa disa syresh e kërkojnë vetë këtë gjë. Duke i ilustruar presionet e mëdha gjatë zgjedhjeve në veri, me qëllim që të fitojnë vetëm njerëzit e preferuar nga Daçiq, dhe qëndrimin akull të pushtetit kosovar ndaj tyre, Oliver Ivanoviq ka thënë se “vetëm aviacioni serb nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë”.
Po vazhdoi kështu, atëherë “perdja e hekurt” mund të rishfaqet në urën e Ibrit. Apo edhe më tutje, në Ranillug.
/Shqiptarja.com