“Përmeti”, Fyle: Të veprohet
sipas marrëveshjes shtet- kishë

“Përmeti”, Fyle: Të veprohet<br />sipas marrëveshjes shtet- kishë
STRASBURG - Çdo vend duhet të respektojë ekzistencën e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të pronësisë dhe vendeve të ardhurimit, ka thënë komisioneri i BE, Stefan Fyle, duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga eurodeputetja greke, Marilena Kopa, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në qytetin e Përmetit.

Komisioneri ka theksuar se, “çdo gjë duhet të bëhet në përputhje me Marrëveshjen mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri.” Ai gjithashtu thekson se, “edhe pse ekziston një kuadër i përshtatshëm ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, megjithatë mbetet ende një nevojë për të bërë një punë të mëtejshme”.

Ndërkaq, eurodeputetja greke nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se, liritë fetare dhe të drejtat themelore të shtetasve, janë kryesore për vlerësimin e një vendi kandidat.
"Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e Evropës dhe duhet të lëvizë shpejt në procesin e integrimit. Por në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare nuk mund të ketë hapa pas.

Çdo shkelje duhet të raportohet. Vetëm atëherë Ballkani do të përparojë në rrugën e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, me respekt ndaj diversitetit, fesë, duke e lënë prapa të kaluarën e errët ", ka deklaruar eurodeputetja greke, Marilena Kopa.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor

Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor