“PriFest në ekzil” në Tiranë kundër
 Ministrisë së Kulturës në Kosovë

“PriFest në ekzil” në Tiranë kundër<br /> Ministrisë së Kulturës në Kosovë
Edicioni i shtatë i PriFest që do të mbahet në datat 24 dhe 25 të këtij muaji në Tiranë, do të ketë një slogan tjetër, ai do të quhet “Prifest në ekzil”.  Ky ndyshim i sloganit të këtij festivali vjen në shenjë proteste ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës në Kosovës, e cila ka zvogëluar fondet për festivalit deri në 78% dhe ka hequr të drejtën e përdorimit të hapsirës së Teatrit Kombëtar për këtë festival. Zhvillimi i këtij festivali në Teatrin Kombëtarë të Kosovës ishte tradicionalisht shtëpia dhe partneri i festivalit qe nga fillimit, para shtatë vitesh.

Ky edicion i shtatë i PriFest në Ekzil do të zhvillohet në hapsirat e Tulla Culture Center dhe Kinema Millenium. Gjatë dy ditëve, do të shfaqen një numër filmash premierë si dhe edicioni i ri i Prishtina Film FORUM, platformes regjionale të industrisë së filmit, e cila mbledh cdo vit kineastët nga Kosova, rajoni dhe Europa.

Organizatorët e këtij festivali u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të ndjekin aktivitetet e PriFest në Ekzilnë dy ditët e shfaqes, duke u premtuar se do të sjellin për ta një program që edhe pse është më i pakët në sasi është mjaft cilësor, por të mbushur me filma të ri artistik nga programet tradicionale garuese dhe jo garuese.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes