“ProCredit Bank” takim me biznesin
në Durrës, prezanton produktin e ri

“ProCredit Bank” takim me biznesin<br />në Durrës, prezanton produktin e ri
DURRES- Si një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm financiar për bizneset e vogla dhe të mesme, “ProCredit Bank” organizoi në Durrës një takim me bizneset lokale për të diskutuar çështje të lidhura me paketën e re fiskale, që ka hyrë në fuqi më 01 Janar 2014.
 
Duke qenë se këshillimi financiar është një shtyllë e rëndësishme e të bërit biznes në “ProCredit Bank”, kjo bankë gjendet pranë klientëve tanë, jo vetëm nëpërmjet Këshilluesve të Biznesit, që ofrojnë shërbim të dedikuar për klientët, por edhe nëpërmjet organizimit të eventeve të tilla të biznesit, që kanë impakt të dyanshëm.
 
Për të trajtuar në mënyrë të plotë këtë temë, në takim ishin ftuar edhe Alban Xhelilaj (Kryetari i degës të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar, Durrës) dhe Artan Aliaj (ekspert kontabël i miratuar).
 
Takimi i organizuar me bizneset në Durrës u karakterizua nga dhënia e informacionit të përgjithshëm mbi paketën e re fiskale dhe impaktin që ajo ka në biznes (ndër elementët më kryesore: administrimi i bizneseve nga drejtoritë rajonale tatimore; limiti i pagesave të deklarueshme në sistemin bankar; rastet dhe niveli i penaliteteve për mos-respektimin e afateve tatimore; niveli i tatimit progresiv si dhe rastet e aplikimit etj.). Ky takim shfaqi një interes të madh tek pjesëmarrësit, që zhvilluan një sërë pyetjesh kundrejt ekspertëve kontabël.
 
Në fund të takimit, pjesëmarrësit u njohën edhe me ofertat më të reja të “ProCredit Bank” për bizneset e vogla dhe të mesme: Kredia që plotëson nevojat e biznesit tuaj!
 
Kjo kredi ofrohet për të gjithë bizneset që duan të bëjnë investime afatshkurtra dhe afatmesme për shuma mbi 10’000 euro, për afate deri në 84 muaj. Kjo kredi suporton të gjitha ato biznese të suksesshme të cilat kanë aftësi shumë të mira pagese por nuk plotësojnë kriteret për kolateral.
 
“ProCredit Bank” është pjesë e grupit “ProCredit” që operon në mënyrë të suksesshme në 22 shtete në 3 kontinente. “ProCredit Bank” ofron standardet më të larta gjermane në shërbimin ndaj klientit, komunikimin e thjeshtë dhe transparent, si dhe ofron shërbime të përgjegjshme financiare.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë