TIRANE -  “Ne jemi partnerë miq. Jemi në një aleancë mbrojtëse dhe duhet t'i besojmë njëri-tjetrit. Është e vërtetë se në luftën kundër terrorizmit duhet bashkëpunuar, por: Qëllimi këtu nuk justifikon mjetet”, kështu deklaroi kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, para një viti, kur plasi skandali i përgjimeve. Në qershor të 2013 britanikja “The Guardian” filloi të botonte një seri shkrimesh me detaje dhe emra nga përgjimet që kishte realizuar Agjensia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç quhet ndryshe NSA. Këto të dhëna ishin nxjerrë nga një ish punonjës i kësaj agjensie, Edward Snowden.