“Rio 2016”, të gjithë sytë te Luiza
Gega, garon sot në orën 15:20

“Rio 2016”, të gjithë sytë te Luiza<br />Gega, garon sot në orën 15:20
Luiza Gega ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Olimpiadës që do të zhvillohet sot në orën 15:20. 27-vjeçarja do të marrë pjesë në garën e 3000 metrave me pengesa duke tentuar të kualifikohet në finalen e 15 gushtit ku do të jepen medaljet.
 
Ajo e ka konfirmuar mbrëmë lajmin e pjesëmarrjes në garë duke sqaruar se edhe pse nuk është në 100 % të formës do të japë maksimumin e saj.

"Gati për nesër. Dhe pse ndoshta jo në 100% të formës time pasi dëmtimi në tendinë mbas Kampionatit Europian me ka lenë pak mbrapa me stërvitjen speciale të pengesave, përsëri do jap maksimumin tim. Janë Lojërat e Para Olimpike për mua dhe dua ti shijoj në maksimum. Gjithsesi sporti për mua nuk mbyllet këtu, lojërat e ardhshme vijnë më shpejt se çi mendojmë dhe unë do të vi me synime shumë më të mëdha. Ndihem shumë me fat që kam një mbështetje shumë të madhe nga njerëzit ku urime pa fund akoma vazhdojnë të më vijnë”, ka shkruar atletja.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron