Xhamajkani Usain Bolt ka triumfuar në Lojërat Olimpike duke u bërë atleti i parë që ka fituar tre tituj në garën 100 m.  29-vjeçari ka vrapuar 9,81 sekonda në garën e tij të fundit duke përsëritur suksesin e tij në Pekin 2008 dhe Londër 2012.

Amerikani Justin Gatlin, i ndaluar dy herë për doping ka përfunduar garën 0,08 sekonda pas Bolt dhe është vlerësuar me medalje argjendi.
 
Dikush tha që unë mund të bëhem i pavdekshëm. Dy medalje më shumë dhe unë do të heq dorë. I pavdekshëm ”, ka thënë Bolt. Në profilin e tij në facebook medalisti ka shtuar: “Jamaica kjo është për ju njerëzit e mi”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com