“Rrëfenjëza” nga bota mistike
në 9 tablo të Lekës
Duke “ngatërruar” botën mistike mes qiellit dhe tokës, mes të shkuarës dhe teknologjisë së sotme, piktori Gazmend Leka ka paraqitur 9 tablo në ekspozitën zeta si një cikël “aksidentesh ajrore” me mitin "Ikarus".
Motivi i legjendës së Ikarus-it, mëndjemadhësia e sfiduesit që nuk ndjek këshillat e të atit dhe përfundon duke gjetur vdekjen, është në qendër të ekspozitës së Gazmend Lekës në galerinë Zeta.
9 tablo ku përshkruhen shtatë fazat e jetës së njeriut, duke marrë numrin shtatë të ditëve të javës nga e hëna në të dielë, kanë në sfondin e tyre objektin e fluturimit, avionin.
Duke “ngatërruar” botën mistike mes qiellit dhe tokës, mes të shkuarës dhe teknologjisë së sotme, piktori i quan tablotë në këtë ekspozitë të tij si një cikël “aksidentesh ajrore”.
Rrënimi apo rrëzimi i këtij objekti gjigant është përfytyruar nga piktori Leka si fluturimet e ethshme të njerëzimit, që një ditë marrin fund me aksidente tragjike, të cilat nisin që nga ëndrra sfiduese për të ngritur “Kulla e Babelit” deri tek fluturimet ajrore, detare dhe kozmike.
Patosi për qiellin është shoqëruar me admirimin dhe makthin e aksidenteve, që pasqyrohet nëpërmjet ngjyrës së bardhë, grisë dhe të zezës tipike të piktorit Gazmend Leka.
“Por Ikarusi u mbush me entuziazëm më të madh nga mundësia që iu dha për të fluturuar dhe e harroi paralajmërimin e të atit.
Pendët u çngjitën dhe ai ra në det e gjeti vdekjen”, shkruhet në enciklopedinë greke të mitologjisë, të cilën piktori Leka e kishte vendosur në hyrje të ekspozitës.
Ai kujton legjendën e Ikarusit, ndërsa shpjegon pikturat e tij, që donte të fluturonte drejt diellit, por më tej në tablotë e tij krahët prej puplash zogu të Ikarusit i ka zëvendësuar me krahët e çeliktë të avionit, duke treguar përmes pikturës tragjedinë që ka shoqëruar njerëzimin që nga kohët antike e deri më sot.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56