“Rreze Dielli”, tre receta në
kohë rekord nga Genti Malaveci

“Rreze Dielli”, tre receta në <br />kohë rekord nga Genti Malaveci
Në emisionin e përditshëm “Rreze Dielli” surprizat janë gjithnjë të pranishme. Në rubrikën e sotme të gatimit zonja Tefta u shoqërua nga shefi i kuzhinës Genti Malaveci.

Prej 17 vitesh në Greqi ai ushtron profesionin e shefit të kuzhinës. Malaveci solli për amvisat dhe shikuesit e “Rreze Dielli” tre receta të ndryshme, mjaft të thjeshta por të veçanta.

Së bashku me zonjën Tefta dhe me ndihmën e prezantueses bukuroshe Anjeza arritën në një kohë të shkurtër të përfundojnë gatimet.

Pjata e parë që u përgatit kishte në bazë të saj salmonin, duke ardhur në formën e antipastës. Gjithashtu edhe pjata tjetër erdhi në formën e një pjate plotësuese dhe kishte në bazë të saj fileton e pulës.

Ndërkohë pjata kryesore ishte Rizoto me klitharaqe, e cila kishte në bazë të saj fileton e peshkut dhe metodikën e përgatitjes siç veprohet me rizoton.

Gatimet ishin mjaft të larmishme dhe të përgatitura me përbërës të shëndetshëm.

Receta e Rizotos me Klitharaqe

Klitharaq  250gr

Shegë 1 kokërr

Fileto peshku 300gr

Hudhra    3 thelpija

Nero di Sepia

Djath Grana i grirë

Kanellë 2 kokrra

Verë e bardhë 200ml

Vaj Ulliri

Gjalp Vitam

Lëng pule

1 Qepë

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)