TIRANE - Festat e 7-8 marsit janë pritur me një sërë organizimesh nga nxënësit e shkollës “Rreze Drite”. Të organizuar nga mësuesit e shkollës nxënësit kanë shfaqur talentet e tyre në art si në kërcim, aktrim, këngë e prezantim. Ata kishin përgatitur një koncert në kuadër të festës së mësuesit dhe të nënës ku kanë treguar edhe aftësitë e tyre për të punuar në grupe, duke u bërë kështu një shembull për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

shkolla rreze drite

Recitimi i poezive në kuadër të kësaj feste ishte themeli i gjithë aktivitetit por nuk mbetën pas as numrat e shumtë të kërcimeve e të aktrimeve të realizuara nga nxënësit.
Duke qënë se kjo festë i dedikohej arsimit dhe shkollës, nxënësit e shkollës “Rreze Drite”, vunë në skenë “Udha e shkronjave” ku kanë treguar historinë se si Dhaskal Todri luftoi për alfabetin dhe shkronjat e gjuhës shqipe.

Duke iu përshtatur rastit festiv, nxënësit kanë kënduar e aktruar edhe në gjuhë të huaja si në gjermanisht, anglisht, frëngjisht e italisht çka janë edhe një kriter i veçantë i kësaj shkolle.

shkolla rreze drite

Salla e mbushur më prindër të fëmijëve të shkollës “Rreze Drite” ka pritur me ovacione interpretimet e fëmijëve.
Në skemën e sallës së kishës ortodokse u sollën pjesë nga veprat më të mëdha si kësulëkuqja e interpretuar në gjermanisht apo historia e Kalit të Trojes.

Këngët dhe vallet e përfshira në këtë aktivitet të ishin konceptuar në mënyrë të atillë që të mund të përfshinin të gjitha trevat dhe kulturën shqiptare. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)