AUSTRI-Policia vijon kërkimet për arrestimin e shqiptarit që vrau serbin pas një sherri në orët e vona të së shtunës së javës së kaluar në Vjenë.
 
Viktima është 37 vjeçari  Perica Gavriloviq, pronar i një lokali, transmeton albinfo.ch. Veç pronarit të përmendur, në natën fatale ishte sulmuar edhe shoqëruesi i tij, i cili kishte pësuar lëndime të rënda.
 
Shkak për këtë sulm thuhet të ketë qenë një kompliment që 37 vjeçari ia kishte bërë gruas që ishte në shoqëri të shqiptarit: “çfarë çmendie, në këtë orë të vonshme të shohësh rrugëve një grua kaq të bukur”, kishte thirrur ai nga ana tjetër e rrugës.
 
Komplimenti ka provokuar shoqëruesin e saj. “Eja këndej”, i kishte thënë ai duke e ofenduar dhe më pas qëlluar me thikë.
 
37 vjeçari serb ka vdekur në spital, ndërsa vijojnë kërkimet për shqiptarin nga Kosova. 

dy.b/shqiptarja.com