Nis me datë 15 shkurt edicioni i tretë i festivalit “ScuLp Fest”, në Prizren, i cili ka të bëjë me krijimin e figurave të ndryshme artistike në akull.

I ftuar special në këtë festival do të jetë skulptori José Carlos Cabello Millán me origjinë nga Spanja. Duke i dhënë akullit formë artistike, festivali synon të promovojë skulpturën dhe angazhohet për krijimin e hapësirës së nevojshme për shprehjen e talentit artistik të të rinjve.

Ky edicion i “Sculp’ice” do të realizohet rreth konceptit të “Shkrirjes se Barrierave”. Festivali pritet të zgjasë deri në datë 17 shkurt.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)