“Selfie”-t e rrezikshme – Më shumë
vdekje se nga peshkaqenët për 2015

“Selfie”-t e rrezikshme – Më shumë<br />vdekje se nga peshkaqenët për 2015
Tiranë, 22 Shtator /ATSH/ – Rrezik i lartë- Këtë vit kanë vdekur më shumë njerëz duke bërë selfie sesa nga sulmet e peshkaqenëve.

Peshkaqenët mund të konisderohen si gjahtarët më të rrezikshëm që ekzistojnë, por një rrezik më i madh po shtohet çdo ditë e më shumë në jetën tuaj: ‘selfiet’.

Më shumë njerëz kanë vdekur ndërsa fotografonin veten sesa janë sulmuar nga peshkaqenët gjatë këtij viti, raporton Daily Mirror.

Një burrë 66 vjeçar japonez vdiq javën e shkuar ndërsa po fotografonte veten në Taj Mahal-in Indian, pasi rrëshkiti nga shkallët. Me vdekjen e tij, numri i rasteve të personave që kanë humbur jetën duke bërë një ‘selfie’ shkoi në 12.

Ndërkohë që gjatë gjithë vitit ka patur vetëm 8 raste sulmesh vdekjeprurëse nga peshkaqenët, sipas Mashable. Fotografitë e kapura prej tyre në momentet e fundit para se të ndërronin jetë janë dëshmitë e shkakut të vërtetë të vdekjeve të tyre: pikërisht një ‘selfie’.

Ndërsa pushuesit janë zakonisht të kujdesshëm për rreziqet e ndryshme që hasin gjatë udhëtimeve të tyre, ky lajm është vërtet shokues për të gjithë të fiksuarit pas selfie-ve.

peshkaqen

Mund të duken krejt të parrezikshme, por katër vdekje janë shkaktuar nga pakujdesia dhe rënia nga lartësi të konsiderueshme duke dashur të bënin një ‘selfie’. Ndërsa shkaku më i madh i vdekjeve të shkaktuara nga ‘selfiet’ ka qenë përplasja dhe goditja nga makina apo trena.

Shqetësimet mbi këtë zakon të kthyer në një rrezik tashmë, ka bërë që shumë ambiente publike të ndalojnë realizimin e tyre duke vënë tabela paralajmëruese dhe ndaluese.

Kanioni Waterton në Denver, Kolorado, u desh të mbyllej sepse vizitorët nuk mund të ndaleshin ndërsa tentonin të realizonin selfie me arinjtë.

Edhe Disney ka ndaluar përdorimin e shkopinjve për selfie në parkun e tyre me qëllim parandalimin e incidenteve. Në korrik, Ministria e Brendshme Ruse lëshoi një broshurë ku paralajmëroheshin përdoruesit e selfie-ve se “kjo gjë mund te rrezikonte jetën e tyrë”.

“Para se të fotografojnë veten, të gjithë duhet të mendojnë mbi faktin se rendja pas një numri të madh ‘likesh’ mund të jetë shkaku i një udhëtimi drejt vdekjes dhe se fotoja ekstreme e realizuar mund të jete fotografia ‘postum’, pra fiks pas vdekjes”, deklaroi për Al Jazeera ministri i brendshëm rus.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve