TIRANË - Kombëtaren shqiptare kanë filluar ta pushtojnë lojtarët nga Kosova. Pjesë e rregullt e ekipit kuqezi aktualisht janë nëntë futbollistë kosovarë. Por, ky numër pritet të rritet deri në dymbëdhjetë gjatë muajit të ardhshëm, por në planin e De Biasit janë edhe shumë të tjerë.
Pas Migjen Bashës dhe Valdet Ramës, Kombëtares shqiptare pritet t'i bashkohen edhe tre emra të rinj që janë Vullnet Basha, Ilir Berisha dhe Loret Sadiku.
Basha, Berisha e Sadiku synojnë që t’i bashkohen ekipit kuqezi që në ndeshjen kundër Norvegjisë, e cila zhvillohet me 7 qershor në Tiranë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2014 duke e dërguar numrin e kosovarëve në 14, pasi aktualisht janë Samir Ujkani, Etrit Berisha, Debatik Curri, Mërgim Mavraj, Alban Meha, Lorik Cana, Armend Dallku, Migjen Basha dhe Valdet Rama, pa harruar këtu Ahmed Januzin dhe Burim Kukelin.
Por De Biasi dhe FSHF nuk ndalen pasi janë duke vëzhguar edhe disa futbollistë kosovarë si Agon Mehmeti, Flamur Kastrati, Adnan Januzaj, Amir Abrashi dhe Alban Bunjaku.
Nëse edhe këta të fundit do të afroheshin në kombëtaren kuqezi do ta dërgonin numrin në mbi 20 duke rritur mundësinë për kualitet, por edhe duke paralajmëruar një dështim të mundshëm të Shqipërisë nëse Kosova do të pranohet në FIFA dhe UEFA dhe kosovarët do të largoheshin në kombëtaren e tyre të futbollit, duke boshatisur Shqipërinë.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptrja.com (print) 10.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com